Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kryeni shërbimet endokrinologjike në Laboratorin Olive

Ҫfarë duhet të dimë për Tiroiden dhe ekzaminimet për vlerësimin e saj?

Tiroidja është nga organet më të mëdha endokrine e vendosur në pjesën e përparme të qafës. Ajo ka formën e fluturës  dhe shërben për  prodhimin e hormoneve të tiroides, të cilat marrin pjesë në disa proçese të rëndësishme në organizëm.

Hormonet kryesore të tiroideve janë Triiodothyronina(T3), Thyroxina (T4) dhe TSH i prodhuar në hipofizë. Për  prodhimin e T4 dhe T3 është e nevojshme prania e Jodit.

Tek fetuset tiroidja është e formuar rreth javës së 12 të shtatzanisë. Tiroidja është një organ që, tek fëmijët ndikon edhe në zhvillimin e trurit në tre vitet e para të jetës. Tek të porsalindurit, një në 3.500-4.000 lindje ka problem me htiroiden. Lidhja mes hormoneve të tiroides dhe zhvillimit të trurit, është arsyeja që tek të posalindurit të kërkohet analiza e funksionit të tiroides. Nëse kemi patologji të lindura të tiroides atëherë menjëherë duhet të fillohet trajtimi tek të porsalindurit, për të mos patur probleme me zhvillimin e tyre mendor e fizik.

Leave a Reply

You cannot copy content of this page