Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Ilaçet, ushqimet dhe
gjendja juaj shëndetësore janë vetëm disa nga indikatorët kryesorë të
ndryshimit të ngjyrës së urinës suaj. Në raste të caktuara ky ndryshim ngjyre
mund të konsiderohet si normal, por Po qe se ndodh vazhdimisht që ju të keni ngjyrë
jo të zakonshme të urinës suaj, atëherë është i nevojshëm konsultimi me
urologun.

Problemet kryesore që vë
në pah urina, gjegjësisht ngjyra e saj, kanë të bëjë kryesisht me nivelin e
hidratimit të trupit tuaj. Por, siç u tha edhe më lart, shpeshtësia e
ndryshimit të ngjyrës së urinës sonë varet edhe nga ajo se çfarë hamë, andaj
jo çdo ndryshim i tillë është tregues  i
ndonjë problemi serioz në trupin tuaj.

Sipas urologut Kristian
Novakovic, urina e ndryshon ngjyrën e saj disa herë në baza ditore, andaj s’
është se paraqet diçka alarmante. Por, sipas tij, s’ është gabim që të
konsultoheni edhe me specialistët e fushës Po qe se vërtetë jeni të shqetësuar.

  • Cila
    është ngjyra “normale” që urina jonë duhet ta ketë?

Përderisa s’ ka ndonjë
ngjyrë saktësisht të përcaktuar për urinën tuaj normale, sipas urologëve,
ngjyra e urinës duhet të anojë nga e verdha. Por edhe urina e pangjyrë s’
tregon ndonjë problem shëndetësor. Ajo në raste të shpeshta e ka atë ngjyrë për
shkak të konsumimit të shpeshtë të ujit.

Të dyja këto ngjyra me
të cilat paraqitet urina tregojnë se trupi i juaj është i hidratuar mirë.

  • Urina
    e verdhë në të errët

Urina e këtillë, që përafërsisht
ka ngjyrën e mjaltit, mund të jetë shenjues se trupi juaj s’ ka sasi të
mjaftueshme uji (është i dehidratuar).

“Po qe se ju jeni i
dehidratuar dhe akoma s’ vazhdoni të pini ujë mjaftueshëm, ngjyra e urinës suaj
do të bëhet çdoherë e më e errët”, shprehet Michael Palese, urolog.

Dehidratimi përveç që
shtron nevojën që personi të konsumojë ujë më shumë, ai sjell edhe probleme të
tjera që janë jo pak të mundimshme si: lodhje, frymëmarrje jo të mirë, ngërç të
muskujve etj.

Pikë së pari, provoni të
pini ujë më shumë (diku 1.5 deri në 2 litra në ditë sipas doktorit
Novakovic). Po qe se kjo s’ ju ndihmon në përmirësimin e gjendjes suaj, është mirë
konsultimi më një doktor për ndërmarrjen e hapave të ardhshëm.

Janë edhe disa
medikamente që mund të ndikojnë që ngjyra e urinës suaj të jetë më e errët, siç
është rasti i phenazopyridines, e cila shpesh rekomandohet nga mjekët për t’i
trajtuar infeksionet e trakteve urinare.

  • Urina
    e kaftë e errët

Ndodh që në disa raste
ngjyra e urinës t’i ngjajë kafesë për nga pamja që ajo merr.Për këtë luajnë rol
edhe ushqimet që konsumojmë e që lëshojnë në sasi të konsiderueshme të kësaj
ngjyre.Ngjyra e kaftë e errët po ashtu mund të tregojë edhe një nivel të lartë
dehidratimi të organizmit, nivel ky shumë më serioz sesa kur urina ka ngjyrën e
verdhë të errët.

Po qe se jeni duke ndjekur
ndonjë terapi nga mjeku për këtë problem, ai do ju tregojë se shkaktar për këtë
ngjyrë të urinës mund të jetë edhe një sasi e vogël e gjakut që shpërndahet në
kanalet urinare. Sipas Novakovic, përveç këtij procesi, në paraqitjen e urinës
me ngjyrë të kaftë luajnë rol edhe disa antibiotikë siç janë metronidazoli dhe
nitrafurantoini.

Urina që del me ngjyrë
të kaftë në të errët mund të jetë shenjë e një problemi serioz në organizëm. Një
problem i tillë është edhe funksionimi jo i mirë i mëlçise, prej të cilës edhe
del ky problem (ngjyra e urinës).

Janë edhe disa ngjyra
të tjera me të cilat paraqitet urina, siç janë e kuqja dhe kaltra ose e
gjelbra, ngjyra  këto që tregojnë një
problem më të madh i cili është i njëjtë me atë çka u tha më lart, por
manifestohet në nivele më të larta dhe serioze.

[ad_2]

You cannot copy content of this page