​Gjykata dënon një njeri me vdekje nëpërmjet aplikacionit Zoom – Gazeta Koha Jone


loading...

Një gjykatë në Nigeri dënoi sot një burrë me varje në një seancë të mbajtur virtuale nëpërmjet aplikacionit Zoom.

Ky është një nga gjykimet e para nëpërmjet aplikacionit Zoom që gjyqtarët përdorin për shkak të koronavirusit.

Gjykatësja Mojisola Dada nga Lagosi, dënoi me vdekje Olalekan Hameed për vrasjen e nënës së një punonjësi.

Seanca dëgjimore zgjati gati tre orë dhe morën pjesë avokatë. Hameed u deklarua i pafajshëm për vrasjen e 76-vjeçares Jolasun Okunsanya.

“Gjykata vendos që ju të vareni nga qafa derisa të shpalleni të vdekur. Zoti e mëshiroftë shpirtin tënd. Është një vendim virtual i gjykatës, “tha gjyqtarja.

Në Nigeri, rreth 3.000 njerëz janë infektuar me koronavirus dhe 100 kanë ndërruar jetë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *