​Hapet fushata “T’i japim vendin ngjyra”, Majlinda Kelmendi shpallet ambasadore e kësaj nisme

loading...


Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, kanë lansuar sot fushatën “T’i japim vendit ngjyra”, fushatë kjo e cila parasheh që brenda 10 viteve në të tërë Kosovën të mbillen 1.8 milion drunj.

Në lansimin e fushatës, krahas drejtuesve të lartë të KOK-ut dhe ‘Ta pastrojmë Kosovën’ morën pjesë edhe figura të larta të sportit, politikës dhe artit.

Më këtë rast, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës tha se kjo është njëra nga fushatat më të mëdha në vendin tone e cila ka për qëllim mbjelljen e 1.8 milionë drunjve në të tërë territorin e Kosovës në bashkëpunim me të gjithë individët, grupet dhe organizatat e shumta.

Hasani: Kjo është njëra nga fushatat më të mëdha në mbarë vendin

“Komiteti Olipik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën “Ta pastrojmë Kosovën” lansojnë fushatën “T’i japim vendin ngjyra”, një fushatë që po konsiderohet se është ndër më të medhatë në vendin tonë. Thuhet se rreth një ideje të mirë, një ideje të madhe, një ideje sublime që ka mbështetje edhe në orientimet strategjike inspiron dhe grumbullon me mijëra njerëz, hisedar të ndryshëm siç po ndodhë edhe këtu, do të thotë, individ, grupe dhe organizata të shumta, andaj shohim këtu edhe pranin e Ministrit te Bujqësisë, z. Besian Mustafa, zëvendësministra dhe përfaqësues të Republikës së Kosovës….. Shohim dy olimpistë olimpik, njëri trajner, një trajner i përmasave botërore dhe normalisht olimpisten më të madhe që ka pasur ndonjëherë Kosova, zonjën Majlinda Kelmendi.”, deklaroi Hasani

Ndërkohe, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural, Besian Mustafa, e cilësoi si shumë të rëndësishme dhe të nevojshme këtë nismë duke ofruar edhe mbështetjen e ministrisë që ai drejton për këtë fushatë.

Mustafa: Ne si Ministri e Bujqësisë do ta mbështesim këtë nismë.:

“Sipërfaqet pyjore dhe drunjtë tanë përbëjnë një pasur kombëtare për vendin tonë, andaj mirëmbajtja, pyllëzimi dhe ri-pyllëzimi i këtyre sipërfaqeve përbëjnë një përgjegjësi dhe obligim te veçantë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural, por natyrisht edhe për të gjithë shoqërinë tonë. andaj edhe iniciativa e sotme që parasheh mbjelljen e 1.8 milionë fidanëve simbolikisht duke përfaqësuar 1.8 milionë banorët e vendit tonë në 10 vitet e ardhshme, është komplementare me programin kombëtarë te vendin tonë andaj duke iu përgëzuar për iniciativën e qëlluar, duke iu uruar suksese në këtë sfidë, në këto 10 vitet e ardhshme, më lejoni që të shpreh zotimin tim dhe te ministrisë për bashkëpunim, bashkërendim dhe përkrahje të ndërsjellë.” tha Mustafa.

Edhe zëvendësministri I Kulturës Engelbert Zefaj, tha se kjo nismë nga KOK-u dhe organizata “Ta pastrojmë Kosovën” është për t’u admiruar si një iniciativë shumë e guximshme, e qëlluar dhe vizionare.

Zefaj: Kjo iniciativë është shumë e guximshme dhe për t’u admiruar

“Dua t’iu përgëzoj për këtë iniciativë, iniciativë shumë e guximshme, por shumë e qëlluar dhe vizionare. Ambienti është sfida më e madhe që e ka kapluar jo vetëm Kosovën por të gjithë botën dhe është shumë kënaqësi e madhe kur shohim në Kosovë djem, vajza të reja të cilët I dalim ballë këtyre sfidave. Kjo është me të vërtet për t’u admiruar dhe kjo ide kaq fisnike me të vërtetë kërkon përkrahje nga të gjithë dhe me këtë rast nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporit posaqërisht… Gjithsesi se iniciativa juaj do ta ketë përkrahjen maksimale do të qëndrojmë pranë jush dhe do të bashkëpunojmë në çdo hap.”, theksoi Zefaj.

Nismën për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve në të tërë teritorin e Kosovës e vlerësoi lart edhe Kordinatorja e zyrës së agjensive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, zonja Ulrika Richardson, e cila tha së drunjt simbolizojnë jetën e njeriut, ndërsa pyjet simbolizojnë mënyrën se si ne duhet të zhvillohemi si shoqëri

Richardson: Mbjellja e drunjëve ka ndikim si në mjedis ashtu edhe në shoqëri.

“Jam e nderuar që jam ftuar në këtë ceremoni të fillimit të fushatës. Dëshiroj të flas për drunjtë që janë një simbol i veçantë, për mua ata janë një simbol i jetës. Në në njëfarë mënyre jemi të lindur sikur druri, duhet të lëshojmë rrënjë dikund dhe të zhvillohemi, ndërsa si shoqëri duhet të zhvillohemi si një pyll. Mbjellja e drunjve ka një simbolikë të veçantë, është si një lloj fillimi i cili ka ka ndikim në mjedis por gjithashtu ka edhe në shoqëri.:, tha ajo.

Në fund, kampionja Olimpiko e Kosovë në xhudo, e cila njëhërit u shpall edhe si ambasadore ambasadore e kësaj fushate deklaroi se Kosova, e sidomos kryeqyteti i saj ka shumë nevojë për gjelbrim dhe ajër të pastër dhe ky është projekti më i qëlluar sa i përket ndotjes së ajrit.

Kelmendi: Ky është projekti më i qëlluar deri më tani sa i përket ndotjes së ajrit.:

“Kënaqësi të jem pjesë e këtij projekti. Ne të gjithë e dimë se Kosova e sidomos kryeqyteti ynë është i mbingarkuar dhe ajo çka më së shumti ka nevojë Kosova janë hapësirat me gjelbrim, hapësira ku të gjithë ne mundemi me dal, me marr ajër të pastë, me kalu kohë me familjen, thjeshtë me marr energji pozitive se krejt e dinë njeriu si krijesë sa është i lidhur me natyrën. Kështu që për mendimin tim ky është projekti më i qëlluar deri më tani në Kosovë sa i përket ndotjes së ajrit.”, tha Majlinda Kelmendi.

Kjo fushatë u shpall zyrtarisht e hapur me mbjelljen e 18 drunjve në Prishtinë.



Related posts