​Mjeku gjerman vret pacientët me koronavirus

loading...


Dy pacientë me koronavirus në një spital gjerman vdiqën pasi një mjek dyshohet se administroi ilaçe që çoi ata në vdekje të menjëhershme, tha policia e Essen.

Emisioni i INDOKS:

Autoritetet po hetojnë rrethanat e vdekjes së pacientëve, të moshës 47 dhe 50 vjeç, të cilët ishin duke u trajtuar për sëmundjen e shkaktuar nga . , i cili tani po përballet me akuza për vrasje, ka punuar që nga shkurti i këtij viti në Spitalin Universitar në qytetin Essen në Nordrhein-Westfalen (NRW). 44-vjeçar u arrestua dhe është në paraburgim, tha policia.

dy pacientët vdiqën më 13 dhe 17 nëntor. Sipas spitalit, dyshimi për vdekjet e kishte shtyrë atë të pezullojë mjekun dhe të njoftojë menjëherë prokurorët.

Sipas policisë së Essenit, në një rast i akuzuari deklaroi se donte t’i jepte fund vuajtjeve të mëtejshme të pacientit dhe të afërmve të tij. Raportet pretenduan se të dy pacientët e vdekur kishin qenë në gjendje shumë kritike në pavijonin e mjekut, i cili besohet të jetë reparti që trajton pacientët e infektuar.

dyshohet se u dha injeksione vdekjeprurëse pacientëve që çuan në vdekjen e tyre. Sipas gazetës Bild, mjeku informoi familjet e pacientëve para se të administronte injeksionet. Prokurorët thanë se ata aktualisht s’ janë në gjendje të nxjerrin detaje të mëtejshme të incidenteve ndërsa hetimi po vazhdon.

Sidoqoftë, sipas një vendimi gjyqësor të lëshuar vitin e kaluar, në Gjermani, pacientët e sëmurë mund të kërkojnë ndihmë për t’i dhënë fund jetës. Por është e paqartë Nëse kjo ka ndodhur në rastin e të dy pacientëve me . Vdekja e asistuar është veçanërisht e ndjeshme në Gjermani për shkak të trashëgimisë së Holokaustit kur nazistët vranë gjashtë milionë hebrenj.

The post ​Mjeku gjerman vret pacientët me koronavirus appeared first on Insajderi.

Related posts