​Turqia për të shtatën ditë radhazi me numër rekord të vdekjeve nga COVID-19

loading...


Turqia ka regjistruar 185 vdekje si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, një numër rekord për ditën e shtatë me radhë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i rasteve të reja të koronavirusit, përfshirë ato asimptomatike, është 29.281, që është një rënie e lehtë krahasuar me dje, raporton Reuters.

Turqia ka raportuar vetëm raste simptomatike për katër muaj, por ka raportuar të gjitha rastet që nga e mërkura.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë në mars është 13.558, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 607.628.

The post ​Turqia për të shtatën ditë radhazi me numër rekord të vdekjeve nga COVID-19 appeared first on Insajderi.

Related posts