1 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19 – Instituti i Shëndetit Publik


1 Maj / Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (01.05.) janë testuar 8498 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 782 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 488 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 01.05.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 4 2  
Dibër 1    
Durrës 152 53 6
Elbasan 18 15  
Fieri 45 40 3
Gjirokastër 0 0 0
Korçë 19 18  
Kukës 36 27 1
Lezhë 51 21  
Shkodër 114 88 2
Tiranë 337 220 18
Vlorë 5 4 1
TOTAL 782 488 31

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 245 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në dy bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë prekur dhe në Krujë kemi 4 të prekur.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të tërë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar.

Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Harta e të shëruarve është zgjeruar në të tërë vendin. Për këtë arsye, përveç zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.

Janë 263 pacientët aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, kurse momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

 Ky është nje tregues që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për tretman të specializuar në spitale.

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

 

 

Vijon hapja e zonave të gjelbërta

Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë,Rrogozinë, Peqin,
Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, kurse qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët s’ kufizohen nga këto orare.

Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

Nga data 4 do të lejohet shërbimi taksi, në të tërë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase.

Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. kurse të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara.

Duke filluar nga data 11 Maj e në vijim do të ketë disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregëtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do nevojitet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja.

Në vijim të draft-planit do të vlerësohet situata në dinamikë, Vetëm po të të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga specialistët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësohet dhe hapja e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare.

Do të vijojnë për aktivitetet sportive, kulturore e sociale, grumbullimet me më shumë se 5 persona dhe që konsiderohen me risk të lartë.

 

Masat të tjera për parandalimin e COVID-19

 

Po vijon testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, me anë të mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

dhe Mbrojtjes Sociale po vijon të zgjerojë kapacitetet për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19. Aktualisht janë 3-fishuar kapacietet në terapinë intensive në spitalet COVID1 dhe COVID2, kurse po vijon zgjerimi i kapaciteteve në terapinë intensive në shërbimin shëndetësor publik.

Për të mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor, qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19, ka pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e infeksionit.

prandaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat!

I’u kujtojmë përsëri të gjithë qytetarëve se deri kur të kemi vaksinën, do të na nevojitet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet ende më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Vetëm po të keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 3 214 256 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 232 570
  • Azi:          515 809 raste të konfimuara

18 555 vdekje

  • Afrikë 38 858 raste të konfirmuara

1 635 vdekje

  • Amerikë: 1 339 540 raste të konfirmuara

 77 578 vdekje

  • Oqeania : 8 156 raste të konfirmuara

  118 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (1 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 515 809
Turqia 120204
Iran 94640
83956
India 35043
Arabia Saudite 22753
Pakistan 16817
Singapore 16169
15946
Japonia 14281
Katar 13409
Emiratet e Bashkuara 12481
Korea e jugut 10774
Indonesia 10118
Filipine 8488
7667
Malajsia 6002
Kuvait 4024
Kazakhstan 3504
Bahrain 3040
Thailand 2960
Oman                           2348
Afghanistan 2171
Irak 2085
Uzbekistan 2046
746
Liban 725
Sri_Lanka 665
Palestine 507
Maldives 468
Jordania 453
Taivan 429
270
Mianmar 151
Brunei_Darussalam 138
Kamboxha 122
Nepal 57
Siria 43
Mongolia 38
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 15
Jemen 7
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 339 540
1069826
Brazil 85380
Canada 53236
Peru 36976
Ekuador 24934
Mexico 19224
Chile 16023
Republika Domenikane 6972
Panama 6532
Kolumbia 6507
Argentina 4415
Puerto_Rico 1539
Kuba 1501
Bolivia 1167
Honduras 804
Kosta_Rika 719
Uruguai 643
Guatemala 599
El_Salvador 424
Jamaika 422
Venezuela 333
Paraguai 266
Trinidad dhe Tobago 116
Bermuda 114
Aruba 100
Guyana 82
Bahamas 81
Barbados 81
Haiti 81
Sint_Maarten 76
Ishujt Kajman 73
Ishujt Virgin 66
Antigua_and_Barbuda 24
Grenada 20
Belize 18
Saint_Lucia 17
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Vincent_&_Grenadines 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Nikaragua 14
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
Bonaire 6
British_Virgin_Islands 6
Anguilla 3
Oqeania 8156
Australia 6762
Zelanda e re 1132
Polinezia Franceze 58
Guam 146
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 8
38 858
e jugut 5647
Egjypt 5537
Maroku 4423
Algeria 4006
Gana 2074
1932
Kameron 1832
Guinea 1495
Cote_dIvoire 1275
Xhibuti 1089
Tunizia 994
Senegal 933
719
Burkina_Faso 645
Somalia 601
Republika e Kongos 572
Mali 490
Republika e Tanzanise 480
Sudan 442
Kenia 396
Mauritius 334
Guinea Ekuadoriale 315
Gabon 276
Ruanda 243
Kongo 220
Guinea_Bissau 205
Liberia 141
Madagaskar 132
Etiopia 131
Sierra_Leone 124
Cape_Verde 121
Togo 116
Zambia 106
Eswatini 100
Benin 84
83
Mozambique 76
Chad 73
Libia 61
Republika e Afrikes qendrore 50
Zimbabwe 40
Eritrea 39
Malawi 37
Sudani jugor 35
Angola 27
Botswana 23
Namibia 16
Sao Tome dhe Principe 16
Burundi 15
Gambia 12
Seychelles 11
Mauritania 8
Saharaja perendimore 6
Total 1 903 059

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 01. 05. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 311 197 raste të konfirmuara

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (1 maj 2020)
Europa 1 288 663
Spanja 213435
Itali 205463
United_Kingdom 171253
Gjermani 159119
129581
106498
Belgjika 48519
Hollanda 39316
Zvicra 29503
Portugalia 25056
Suedia 21092
Irlanda 20612
Austria 15457
Bjellorusia 14027
Polonia 12877
Rumania 12240
Ukraine 9866
Danimarka 9158
9009
7710
Çekia 7682
Finland 4995
Moldavia 3897
Luxembourg 3784
Hungaria 2863
Greqia 2591
Kroacia 2076
Armenia 2066
Azerbaijan 1804
Islanda 1797
Bosnia_dhe_Herzegovina 1689
Estonia 1689
Bullgaria 1506
Macedonia e veriut 1465
Sllovenia 1429
Sllovakia 1396
Lithuania 1385
Letonia 858
Qipro 850
Kosova 799
Shqiperia 773
Andorra 745
San_Marino 569
Gjeorgjia 539
Malta 465
Mali I zi 322
Isle_of_Man 315
Jersey 286
Guernsey 251
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 144
Monako 95
Liechtenstein 83
Vatikani 11

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 1 maj 2020.

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 01.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 100 943 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 28 236 vdekje
  • 78 249 pacientë të shëruar
  • 1 578   pacientë në terapi intensive
  • 80 708  qytetarë në

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 36473
Emilia Romanja 9484
Piemonte 15562
Veneto 7779
Toskana 5373
Liguria 3518
Marche 3211
Lazio 4446
Campania 2753
Trento 1293
Puglia 2947
Fruli 1115
Siçili 2171
Abruzzo 1911
Bolzano 757
Umbria 204
Sardenja 744
Kalabria 727
Valle d’Aosta 92
Bazilikata 193
Molise 190

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes nevojitet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.



Postime të ngjashme