Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Shumë njerëz e shohin agjërimin si obligim fetar, por jo të gjithë i dinë dobitë shëndetësore që ka ai. Agjërimi është praktikë e mirë, Vetëm po të aplikohet në mënyrë të duhur. Ndihmon në eliminimin e toksinave/helmeve nga trupi, zvogëlon sheqerin dhe yndyrën në gjak, krijon shprehi të të ushqyerit të shëndetshëm dhe rritë imunitetin. Më poshtë janë 10 dobitë më të mëdha që mund t’i përfitoni nga agjërimi.

1. Agjërimi rrit detoksifikimin

Ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë aditiv. Këta aditivë bëhen toksina në trup. Disa nga to nxisin prodhimin e produkteve të avancuara përfundimtare të sheqerosura (Advanced Glycation End Products (AGEs). Shumica e këtyre toksinave depozitohen në yndyra. Yndyra digjet gjatë agjërimit, veçanërisht kur prolongohet. Dhe toksinat pra lirohen. Mëlçia, veshkat si dhe organet e tjera janë të përfshira nga detoksifikimi.

2. Agjërimi pushon sistemin e tretjes

Gjatë agjërimit, organet digjestive pushojnë. Funksioni normal fiziologjik vazhdon sidomos në prodhimin e sekrecioneve digjestive, por në shkallë të zvogëluar. Kjo ndihmon në mbajtjen e balancit të lëngjeve në trup. Zbërthimi i ushqimit bëhet me ritme të qëndrueshme. Lirimi i energjisë po ashtu ndjekë një model gradual. Agjërimi, megjithatë, s’ ndalon prodhimin e acideve në stomak. Kjo është arsyeja përse pacientët me sëmundjen e ulçerës peptike këshillohen që të agjërojnë me kujdes. Këta persona, sipas disa specialistëve shëndetësorë s’ duhet të agjërojnë aspak.

3. Agjërimi zgjidhë problemet inflamatore

Disa studime tregojnë që agjërimi nxitë shërimin e sëmundjeve inflamatore/ndezjes dhe alergjive. Shembuj të këtyre sëmundjeve inflamatore janë artriti reumatoid, artriti dhe sëmundjet e lëkurës si psoriasi. Disa specialist pohojnë që agjërimi mund të nxisë shërimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve siç është koliti ulceroz.

4. Agjërimi ul sheqerin në gjak

Agjërimi rrit zbërthimin e glukozës në mënyrë që trupi të marrë energji. zvogëlon prodhimin e insulinës. Kjo e pushon pankreasin. Glukagoni prodhohet për të mbështetur zbërthimin e glukozës. Rezultati i agjërimit është reduktimi i sheqerit në gjak.

5. Agjërimi rrit zbërthimin e yndyrës

Përgjigjja e parë e trupit ndaj agjërimit është zbërthimi i glukozës. Kur depoja e glukozës është e lodhur, fillon ajo që quhet ketosis. Kjo është zbërthimi i yndyrave për të liruar energji. Yndyrat e depozituara në veshka dhe muskuj zbërthehen për të liruar energji.

6. Agjërimi përmirëson shtypjen e lartë të gjakut

Agjërimi është një nga metodat pa ilaçe për të zvogëluar shtypjen e gjakut. Ndihmon në uljen e rrezikut të arterosklerozës. Arteroskleroza është bllokimi i arterieve nga pjesët e yndyrës. Gjatë agjërimit, glukoza dhe më vonë edhe depozitat e yndyrës përdoren për të prodhuar energji. Shkalla e metabolizmit ulet gjatë agjërimit. Hormonet si adrenalina dhe noradrenalina gjithashtu zvogëlohen. Kjo e mban metabolizmin të qëndrueshëm dhe brenda limiteve. Dobia e kësaj është ulja e presionit të gjakut.

7. Agjërimi nxitë humbjen e peshës

Agjërimi nxitë humbjen e shpejtë të peshës. zvogëlon sasitë e deponuara të yndyrës në trup. Megjithatë, agjërimi s’ është strategjia më e mirë për humbjen e peshës. Reduktimi i yndyrës, konsumimit të sheqerit, dhe rritja e konsumimit të frutave janë masa më të mira për të arritur uljen e peshës.

8. Agjërimi nxitë dietë të shëndetshme

Është vërejtur se agjërimi ul dëshirën për ushqime të përpunuara. E nxitë dëshirën për ushqime natyrale, sidomos për ujin dhe frutat. Kjo është një mënyrë se si agjërimi nxitë një stil jete të shëndetshme.

9. Agjërimi rrit imunitetin

Kur një individ është në dietë të balancuar në mes të dy agjërimeve, kjo mund të rrisë imunitetin. Eliminimi i toksinave dhe reduktimi i depozitave të yndyrës gjithashtu ndihmojnë trupin. Kur një njeri përdorë fruta për ta prishur agjërimin, ato rrisin sasinë e vitaminave dhe mineraleve thelbësore në trup. Vitaminat A dhe E janë antioksidantë të mirë që janë prezent në fruta. Ato ndihmojnë në rritjen e imunitetit.

10. Agjërimi mund të ndihmojë në tejkalimin e varësive

Disa autorë tregojnë se agjërimi mund të ndihmojë vartësit të ulin dëshirën e tyre për nikotinë, alkool, kofeinë dhe substanca të tjera abuzive.

Edhe pse ka një mori gjërash të tjera që kërkohen për të zgjidhur problemin e varësive, edhe agjërimi mund të luajë një rol në këtë aspekt.

[ad_2]

You cannot copy content of this page