10 drogat më të rrezikshme në botë



10 drogat më të rrezikshme në botë,Top 10, Lëngu lejla,Skopolamina , Heroina, Kokaina e kristalizuar, Metamfetamina, AH-7921, Flakka,Kripërat e banjës , Whoonga, Krokodil

Droga nuk është diçka e re apo e panjohur për njeriun. Ajo është
përdorur prej shekujsh për efektet e saj që sjellin kënaqësi në tru dhe
gjithashtu disa janë përdorur si medikament. Sidoqoftë njeriu ka filluar
të ndergjegjësohet për efektet negative të saj siç janë varësia dhe një
sërë problemesh që të çcojne shumë herë drejt vdekjes. Njeriu ka
vazhduar të krijojë drogëra të reja me zhvillimin e shkencës dhe duket
se nuk ka mësuar nga ata që e kanë pësuar. Këto janë 10 drogat më të
rrezikshme që egzistojnë:

10.Lëngu lejla(purple drank)

E përdorur nga rapperat amerikanë më së shumti gjate viteve 90′.
Krijohet nga një sërë substancash ku kryesorja është kodeina(Codaine) që
gjendet në shurupin e disa ilaçeve. Viktimat kanë vdekur nga infarkti
kardiak.

9.Scolopamine

Më shumë gjendet në Amerikën e Jugut dhe Irlandë. Në doza të mëdha
konsiderohet si helm(1 gram vret 20 persona),por në doza të vogla
personi humb ndërgjegjen dhe aftësinë për të menduar kthjellësisht, pra
ndikohet nga të tjerët.CIA ka eksperimentuar me drogën si një serum për
të vërtetën, por efektet halucinogjene që ajo sjell nuk e bënin
efektive.

Shih edhe:  New findings linking brain immune system to psychosis -- ScienceDaily

8.Heroina

Njihet si droga më e vjetër e njerëzimit. U krijua në 1874 dhe
shërbente si mjekim për trajtimin e dhimbjeve të forta. Në 1971 u
klasifikua si substancë e ndaluar për shkak të keqpërdorimit. Overdoza
nga heroina është shkaku kryesor i vdekjes. Gjithashtu njihet si droga
që shkakton varësinë më të madhe.

7.Kokaina e kristalizuar(Crack cocaine)

Filloi të përdorej në 1980. Me anë të disa proceseve kimike kokainën e
shndërrojnë në kristale kokaine. Vetëm në Amerikën e Veriut mendohet të
ketë mbi 10 milion përdorues. Efektet anësore janë vdekeprurëse pasi
dëmton: mëlçine, veshkat, zemrën dhe enët e gjakut gjë që çon në vdekje
të pashmangshme.

6.Metamfetamina

Një nga drogërat më shkatërruese në botë. U krijua në 1887 dhe ishte e
ligjshme deri në 1970. U përdor së shumti në luftën e dyte botërore ku
të dyja palët e përdornin për ti mbajtur ushtarët zgjuar. Gjithashtu u
jepej kamikazëve përpara se të kryenin misionin e tyre të fundit.
Efektet e dëmshme janë të shumta ku përfshihet dëmtimi i përhershëm i
trurit dhe shkatërrimi i enëve të gjakut.

Shih edhe:  First successful implementation of new antibacterial technology -- ScienceDaily

5.AH-7921

është drogë sintetike me bazë opiumi(heroine). Cilësohet si heroina
legale. Përdorimi i tepruar i saj shkakton infarkt dhe gangrenë të
muskujve(dëmtim të tyre).

4.Flakka

Flakka është një stimulant i ngjashëm me metamfetaminën. Përdoret
nëpër festa si forme ekstazie, por shkakton dhe haluçinacione. Ajo mund
të shkaktojë dëmtimë të përhershme psikologjike për shkak të
çrregullimeve hormonale si dhe infarkt kardiak.

3.Kripërat e banjës(Bath salts)

Edhe kjo është një drogë sintetike. Emri i saj vjen prej faktit që
filloi të “maskohej” si kripëra banje që amerikanët i përdorin shumë në
vaskat e tyre. Efektet shkatërruese më të dukshme janë ato psikike, por
sjell dëme në gati çdo organ të trupit

Shih edhe:  CDC chief is worried four variants of global concern could set the US back on road to recovery 

2.Whoonga

Krijohet nga kombinimi i disa medikamenteve për te kuruar HIV(SIDA).
Personat që e përdorin thonë se e përdorin për shkak të çmimit të ulët
për të trajtuar HIV. Kjo drogë mund të shkaktojë gjakëderdhje të
brendshmë dhe ulçer.

1.Krokodil

Padyshim droga më e rrezikshme në planet. Përdoruesit më të shumtë
gjenden në Rusi(mbi 1 milion persona). Shkakton efekte vdekeprurëse ku
më e dukshmja është kalbja e mishit./Gazeta Fjala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *