Skip to toolbar

11 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë


loading...

11 qytetarë të Kosovës e kanë humbur betejën me coronavirusin e ri në 24 orët e fundit.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Me 11 rastet e fundit numri i qytetarëve të Kosovës të vdekur nga COVID-19 shkon në 401.

IKShPK njofton se gjatë 24 orëve janë testuar 440 mostra dhe se 141 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu, Instituti njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 230 pacientë.



loading...