12 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19 – Instituti i Shëndetit Publik

loading...


12 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (12.05.2020) janë testuar 10802  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 876 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë humbur jetën  
  • 682 pacientë të shëruar
  • 163 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 12.05.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 4 4 0
Dibër 1 1 0
Durrës 177 119 6
Elbasan 20 18 0
Fieri 50 42 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 36 1
Lezhë 52 48 0
Shkodër 121 103 2
Tiranë 389 289 18
Vlorë 5 4 1
Total 872 654 31

 

Të dhënat e fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri

Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me CO-19. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar positive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të tërë vendin 876 qytetarë. 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve.

në të tërë vendin janë 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin tretman në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Hapja e zonave të gjelbra

 

Nga e hëna  (datë 11 Maj), shtohen si zonat të gjelbra edhe bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë, Vorë dhe Elbasan.
Zonat e gjelbërta të tjera që kanë masa lehtësuese janë edhe: Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë & Finiq, zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec, Librazhd, Bashkia Divjakë, Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje deri në orën 21:00.

Pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, kurse qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët s’ kufizohen nga këto orare.

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

 

Nga dita e hënë, 11 Maj, lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Duke filluar nga e hëna  (datë 11 Maj) të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Rihapja graduale e sistemit shëndetësor. Nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare. Pas vlerësimit të situatës nga Komiteti Teknik i specialistëve, është vendosur ri-hapja graduale e sistemit shëndetësor. Gjatë kësaj jave nevojitet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar. Eshtë duke u vlerësuar rikthimi në normalitet i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 gjatë pandemisë dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim nga Komiteti Teknik i specialistëve për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij.

Në vijim të Planit të Rihapjes, Po qe se do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mesimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30 me protokolle rigoroze të sigurisë.

Nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

Prej datës 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Gjithashtu nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.

Sipas planit në tentativë, Po qe se të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sigurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

 

Masat për parandalimin e COVID-19 

 

Eshtë testuar kampioni i parë i stafit mjekësor dhe i pacientëve me anë të testimit serologjik në Laboratorin e QSUT. Në total janë testuar 530 individë prej të cilëve janë testuar personel mjekësor dhe pacientë. Theksi në pjesën e parë të studimit i është vënë vlerësimit të kitit për faktin se janë teste të reja dhe sipas rekomandimeve të OBSH dhe ECDC testet nevojitet të validohen, janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe rezultatet kanë dalë të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11-13%.

ISHP vijon testimi për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, këtë muaj është trefishuar numri i testimeve. Në vendin tonë kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Gjithashtu në këtë linjë ka filluar dhe po vijon këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, me anë të mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin tretman në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Të nderuar qytetarë, pavarësisht situatës inkurajuese, funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave do të varet nga ju.

Nese ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, ne do të vazhdojmë me lehtësimin gradual të masave sipas strategjisë së miratuar.

Po qe se keni shenja të sëmundjes COVID-19, ju lutem telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total  4 137 193 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 285 760

  • Azi: 677 592 raste të konfimuara

22 087 vdekje

  • Afrikë : 66 510 raste të konfirmuara

2 347 vdekje

  • Amerikë: 1 803 373 raste të konfirmuara

 107 250 vdekje

  • Oqeania : 8 370 raste të konfirmuara

  125 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 12 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (12 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 677 592
Turqia 139771
Iran 109286
Kina 84011
India 70756
Arabia Saudite 41014
Pakistan 32081
Singapore 23787
Katar 23623
Emiratet e Bashkuara 18878
Izrael 16506
Japonia 15874
Bangladesh 15691
Indonesia 14265
Filipine 11086
Korea e jugut 10936
Kuvait 9286
Malajsia 6726
Kazakhstan 5240
Bahrain 5236
Afghanistan 4687
Oman                           3574
Thailand 3015
Irak 2818
Uzbekistan 2509
Kyrgyzstan 1037
Maldives 897
Sri_Lanka 869
Liban 859
Taxhikistan 661
Jordania 562
Palestine 547
Taivan 440
Vietnam 288
Mianmar 180
Brunei_Darussalam 141
Nepal 134
Kamboxha 122
Jemen 56
Siria 47
Mongolia 42
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 11
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 803 373
USA 1347916
Brazil 168331
Canada 69981
Peru 68822
Mexico 36327
Chile 30063
Ekuador 29509
Kolumbia 11613
Republika Domenikane 10634
Panama 8616
Argentina 6021
Bolivia 2831
Puerto_Rico 2256
Honduras 2100
Kuba 1783
Guatemala 1114
El_Salvador 998
Kosta_Rika 801
Paraguai 724
Uruguai 711
Jamaika 505
Venezuela 422
Haiti 209
Bermuda 119
Trinidad dhe Tobago 116
Guyana 109
Aruba 101
Bahamas 93
Barbados 84
Ishujt Kajman 84
Sint_Maarten 76
Ishujt Virgin 69
Antigua_and_Barbuda 25
Grenada 21
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 17
Curaçao 16
Dominica 16
Nikaragua 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
British_Virgin_Islands 7
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8 370
Australia 6948
Zelanda e re 1147
Polinezia Franceze 60
Guam 152
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 19
Papa new Guinea 8
Afrika 66510
Afrika e jugut 10652
Egjypt 9746
Maroku 6281
Algeria 5891
Gana 4700
Nigeria 4641
Kameron 2689
Guinea 2213
Senegal 1886
Cote_dIvoire 1730
Sudan 1526
Xhibuti 1227
Republika e Kongos 1102
Somalia 1089
Tunizia 1032
Niger 832
Gabon 802
Guinea_Bissau 761
Burkina_Faso 760
Mali 712
Kenia 700
Republika e Tanzanise 509
Guinea Ekuadoriale 439
Sierra_Leone 338
Kongo 333
Mauritius 332
Chad 322
Benin 319
Ruanda 285
Zambia 267
Cape_Verde 260
Etiopia 250
Sao_Tome_and_Principe 212
Liberia 211
Madagaskar 186
Togo re 181
Republika e Afrikes qendro 179
Eswatini 175
Sudani jugor 156
Uganda 122
Mozambique 103
Libia 64
Malawi 57
Angola 45
Eritrea 39
Zimbabwe 37
Botswana 24
Gambia 22
Burundi 19
Namibia 16
Komorros 11
Seychelles 11
Mauritania 8
Saharaja perendimore 6
Total 2 556 541

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 12. 05. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 1 580 652 raste të konfirmuara

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 12 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (12 maj 2020)
Europa 1 580 652
Spanja 227436
United_Kingdom 223060
Russia 221344
Itali 219814
Gjermani 170508
France 139519
Belgjika 53449
Hollanda 42788
Zvicra 30261
Portugalia 27679
Suedia 26670
Bjellorusia 23906
Irlanda 23135
Polonia 16326
Austria 15874
Ukraine 15648
Rumania 15588
Danimarka 10513
Serbia 10176
Çekia 8176
Norvegjia 8106
Finland 5984
Moldavia 4995
Luxembourg 3888
Armenia 3392
Hungaria 3313
Greqia 2726
Azerbaijan 2589
Kroacia 2196
Bosnia_dhe_Herzegovina 2142
Bullgaria 1990
Islanda 1801
Estonia 1741
Macedonia e veriut 1664
Lithuania 1485
Sllovenia 1460
Sllovakia                  1457
Letonia 946
Qipro 901
Kosova 884
Shqiperia 874
Andorra 756
Gjeorgjia 638
San_Marino 628
Malta 503
Isle_of_Man 330
Mali I zi 324
Jersey 294
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 147
Monako 96
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 12 maj 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 12.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 81 266 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 30 911 vdekje
  • 109 039 pacientë të shëruar
  •     952  pacientë në terapi intensive
  • 67 449  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 30675
Emilia Romanja 6801
Piemonte 13184
Veneto 5190
Toskana                   3841
Liguria 2779
Marche 3208
Lazio 4273
Campania 1877
Trento 667
Puglia 2421
Fruli 801
Siçili 1911
Abruzzo 1548
Bolzano 437
Umbria 109
Sardenja 506
Kalabria 568
Valle d’Aosta 104
Bazilikata 140
Molise 226

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes nevojitet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.



Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *