122 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë


loading...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 452 mostra të marr në 24 orët e fundit, janë shënuar edhe 120 raste të reja me COVID-19, duke e rritur numrin total të të infektuarve deri më tani në 13,454.

Po ashtu, IKShPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 122 pacientë nga virusi COVID-19, ndërsa numri total  i të shëruarve deri më tani ka arritur në 9,595, ndërsa numri i rasteve aktive është 3,334.

Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 9 raste të vdekjeve dhe deri më tani numri total i viktimave nga coronavirusi ka arritur në 525.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *