13 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19 – Instituti i Shëndetit Publik

loading...


13 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (13.05.2020) janë testuar 11048  raste të dyshuara për të cilat kanë rezultuar:

  • 880 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 688 pacientë të shëruar
  • 161 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 13.05.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 7 4 0
Dibër 1 1 0
Durrës 177 121 6
Elbasan 20 18 0
Fieri 50 42 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 36 1
Lezhë 52 50 0
Shkodër 121 103 2
Tiranë 391 291 18
Vlorë 5 4 1
Total 880 688 31

 

 

 

 

Të dhënat e fundit të situatës së COVID 19 në

Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore.

Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilave një grua shtatzanë. kurse të shëruar janë 6 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në tërë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar.

në tërë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Hapja e zonave të gjelbra

 

Nga e hëna  (datë 11 Maj), shtohen si zonat të gjelbra edhe bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë, Vorë dhe Elbasan.
Zonat e gjelbërta të tjera që kanë masa lehtësuese janë edhe: Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë & Finiq, zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec, Librazhd, Bashkia Divjakë, Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje deri në orën 21:00.

Pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, kurse qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët s’ kufizohen nga këto orare.

Strategjia e rihapjes graduale, e reja

 

Nga dita e hënë, 11 Maj, lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Duke filluar nga e hëna  (datë 11 Maj) të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Rihapja graduale e sistemit shëndetësor. Nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare. Pas vlerësimit të situatës nga Komiteti Teknik i specialistëve, është vendosur ri-hapja graduale e sistemit shëndetësor. Gjatë kësaj jave nevojitet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar. Eshtë duke u vlerësuar rikthimi në normalitet i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 gjatë pandemisë dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim nga Komiteti Teknik i specialistëve për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij.

Në vijim të Planit të Rihapjes, Po qe se do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mesimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30 me protokolle rigoroze të sigurisë.

Nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

Prej datës 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Gjithashtu nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.

Sipas planit në tentativë, Po qe se të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sigurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

 

Masat për parandalimin e COVID-19 

 

Eshtë testuar kampioni i parë i stafit mjekësor dhe i pacientëve me anë të testimit serologjik në Laboratorin e . Në total janë testuar 530 individë prej të cilëve janë testuar personel mjekësor dhe pacientë. Theksi në pjesën e parë të studimit i është vënë vlerësimit të kitit për faktin se janë teste të reja dhe sipas rekomandimeve të OBSH dhe ECDC testet nevojitet të validohen, janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe rezultatet kanë dalë të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11-13%.

ISHP vijon testimi për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, këtë muaj është trefishuar numri i testimeve. Në vendin tonë kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Gjithashtu në këtë linjë ka filluar dhe po vijon këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, me anë të mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin tretman në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Të nderuar qytetarë, pavarësisht situatës inkurajuese, funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave do të varet nga ju.

Nese ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, ne do të vazhdojmë me lehtësimin gradual të masave sipas strategjisë së miratuar.

Po qe se keni shenja të sëmundjes COVID-19, ju lutem telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 4 223 047 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 291 519
  • Azi:          695 846 raste të konfimuara

22 774 vdekje

  • Afrikë 69 504 raste të konfirmuara

2 403 vdekje

  • Amerikë: 1 845 638 raste të konfirmuara

 110 714 vdekje

  • Oqeania : 8 370 raste të konfirmuara

  125 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 13 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (13 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 695 846
Turqia 141475
Iran 110767
Kina 84018
India 74281
Arabia Saudite 42925
Pakistan 34336
Katar 25149
Singapore 24671
Emiratet e Bashkuara 19661
Bangladesh 16660
Izrael 16529
Japonia 16024
Indonesia 14749
Filipine 11350
Korea e jugut 10962
Kuvait 10277
Malajsia 6742
Bahrain 5531
Kazakhstan 5417
Afghanistan 4967
Oman                           3721
Thailand 3017
Irak 2913
Uzbekistan 2547
Kyrgyzstan 1044
Maldives 904
Sri_Lanka 889
Liban 870
Taxhikistan 729
Jordania 576
Palestine 547
Taivan 440
Vietnam 288
Nepal 217
Mianmar 180
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 122
Jemen 67
Siria 47
Mongolia 42
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 11
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 845 638
USA 1369964
Brazil 177589
Peru 72059
Canada 71157
38324
Chile 31721
Ekuador 30419
Kolumbia 12272
Republika Domenikane 10900
Panama 8783
Argentina 6550
Bolivia 2964
Puerto_Rico 2299
Honduras 2080
Kuba 1804
Guatemala 1199
El_Salvador 1037
Kosta_Rika 804
Paraguai 737
Uruguai 717
Jamaika 507
Venezuela 423
Haiti 219
Bermuda 127
Trinidad dhe Tobago 116
Guyana 113
Aruba 101
Bahamas 93
Barbados 85
Ishujt Kajman 85
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 69
Antigua_and_Barbuda 25
Nikaragua 25
Grenada 21
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 17
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
British_Virgin_Islands 7
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8 386
6964
Zelanda e re 1147
Polinezia Franceze 60
Guam 152
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 19
Papa new Guinea 8
Afrika 69504
Afrika e jugut 11350
Egjypt 10093
Maroku 6418
Algeria 6067
Gana 5127
Nigeria 4787
Kameron 2689
Guinea 2213
Senegal 1995
Cote_dIvoire 1857
Sudan 1661
Xhibuti 1256
Somalia 1170
Republika e Kongos 1169
Tunizia 1032
863
Niger 854
Guinea_Bissau 820
Burkina_Faso 766
Mali 730
Kenia 715
Republika e Tanzanise 509
Zambia 441
Guinea Ekuadoriale 439
Chad 357
Sierra_Leone 338
Kongo 333
Mauritius 332
Benin 327
Ruanda 286
Cape_Verde 270
Etiopia 261
Sao_Tome_and_Principe 220
Liberia 212
Togo 199
Sudani jugor 194
Madagaskar 192
Eswatini 184
Republika e Afrikes qendrore 179
Uganda 126
Mozambique 104
Libia 64
Malawi 58
Angola 45
Eritrea 39
Zimbabwe 37
Burundi 27
Botswana 24
Gambia 23
Namibia 16
Komorros 11
Seychelles 11
Mauritania 8
Saharaja perendimore 6
Total 2 620 070

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 13. 05. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 602 977 raste të konfirmuara

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 13 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (13 maj 2020)
Europa 1 602 977
Russia 232243
228030
United_Kingdom 226463
Itali 221216
171306
France 140227
Belgjika 53779
Hollanda 42984
Zvicra 30297
Portugalia 27913
Suedia 27272
Bjellorusia 24873
Irlanda 23242
Polonia 16921
Ukraine 16023
Austria 15910
Rumania 15778
Danimarka 10591
10243
Çekia 8221
Norvegjia 8135
Finland 6003
Moldavia 5154
Luxembourg 3894
Armenia 3538
Hungaria 3341
Greqia 2744
2693
Kroacia 2207
Bosnia_dhe_Herzegovina 2158
Bullgaria 2023
Islanda 1801
Estonia 1746
Macedonia e veriut 1674
Lithuania 1491
Sllovakia 1465
Sllovenia                  1461
Letonia 950
Kosova 919
Qipro 903
Shqiperia 880
Andorra 758
Gjeorgjia 642
San_Marino 638
Malta 503
Isle_of_Man 331
Mali I zi 324
Jersey 295
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 148
Monako 96
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    , EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 13 maj 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 13.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 78 457 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 31 106 vdekje
  • 112 541 pacientë të shëruar
  •     893  pacientë në terapi intensive
  • 65 392  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 30032
Emilia Romanja 6502
Piemonte 12491
Veneto 5020
Toskana                   3563
Liguria 2718
Marche 3013
Lazio 4235
Campania 1815
Trento 573
Puglia 2322
Fruli 779
Siçili 1889
Abruzzo 1489
Bolzano 413
Umbria 106
Sardenja 491
Kalabria 551
Valle d’Aosta 93
Bazilikata 131
Molise 231

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes nevojitet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.



Postime të ngjashme