16 të shëruar nga Covid-19 Sot, më 03.04.2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacientë që kanë qenë të shtrirë në Klin…

16 të shëruar nga Covid-19 Sot, më 03.04.2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacientë që kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të shëruarve në gjashtëmbëdhjetë (16). Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, së fundmi janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë (6) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar. Qëndroni në shtëpi, mbani distancë 2 metra! Na ndihmoni pak, që t’ju ndihmojmë shumë!
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *