18-vjeçari shqiptar që vdiq në Zvicër do të varroset në Kosovë

loading...

Ai kishte ndërruar jetë 11 ditë pas një aksidenti në vendin e tij të punës

E Enjte, 4 Qershor 2020 – 11:30
albinfo.ch

(KEYSTONE/Salvatore Di Nolfi)

Më 31 maj në Zvicër kishte vdekur një 18-vjeçar nga Kosova. Ai ndërroi jetë 11 ditë, pas një aksidenti në vendin e tij të punës, shkruan albinfo.ch.

Ai ishte bllokuar nga një makinë e rëndë shtypëse dhe ishte plagosur rëndë kurse punonte në një kompani në Herzogenbuchsee, shkruajnë mediat zvicerane.

Pas kujdesit fillestar mjekësor, të ofruar nga një ekip i ambulancës, ai ishte dërguar në spital me një helikopter Rega, në gjendje kritike.

Vdes 18-vjeçari shqiptar, 11 ditë pas aksidentit në punë

Atje, 18-vjeçari, pas 11 ditëve, u është nënshtruar pasojave të plagëve të tij të rënda natën e 31 majit.

Hetimet po rrjedhin nën drejtimin e Prokurorisë Rajonale Emmental-Oberaargau dhe Policia Kantonale.

Familjarët bëjnë të ditur se i riu do të varroset sot në fshatin Sllatinë e Poshtme në Viti prej orës 13:00.

Njoftim!Të nderuar miq, shok e dashamirë. Ju njoftojm se varrimi i Albin Halil Demelezit bëhet nesër më 04,06.2020 ne ora 13:00 (pas namazit te drekës). Sllatinë e Poshtme, VitiMe respekt familja Demelezi.

Publiée par Kadri Demelezi sur Mercredi 3 juin 2020



loading...