2.000 euro gjobë për armëmbajtje pa leje

loading...

Gjykata e Mitrovicës sot e ka dënuar të pandehurin Abedin Beka, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas akuzës së Prokurorisë, Beka në shtator të vitit 2015, pas mesnatës, në fshatin Bukosh, në kafeterinë e cila gjendet afër hekurudhës së trenit në Vushtrri, ka mbajtur në pronësi armën duke shkelur ligjin e zbatueshëm në lidhje me armët.

Më tutje në aktakuzë thuhet se pas kontrollit që kishte bërë zyrtari policor, Armend Kera, i cili kishte qenë jashtë detyrës, dhe posa e ka vërejtur se i pandehuri kishte një pistoletë në brez, e ka thirrur që të dalë jashtë dhe pas kontrollit i është gjetur arma e tipit “ Cervena Zastava “ dhe një karikator i zbrazët me kapacitet prej 15 fishekëve.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i rastit, Njazi Rexha, i akuzuari Beka është deklaruar se ndihej fajtor për veprën me të cilën ngarkohej.

Pranimi i fajësisë është aprovuar nga ana e gjykatësi të rastit Avni Mehmeti.

kurse më pas gjyqtari Mehmeti ka shpallur aktgjykimin duke i shqiptuar të akuzuarit dënim me gjobë në shumën 2.000 euro.

Këtë shumë i pandehuri është i obliguar që ta paguajë në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Sipas aktgjykimit, Beka nevojitet të paguajë edhe 20 euro shpenzime procedurale dhe 50 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *