2 aksidente me të lënduar, njëri në Mramor e tjetri në Harilaq

loading...


Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes nje veture dhe një furgoni, sot në fshatin Mramor të Prishtinës.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Më datë 25.10.2020 rreth orë 14:20 në Mramor është shkaktuar aksident trafiku me lëndime trupore ku ishihn të përfshira dy automjete, dy persona kanë marrë lëndime trupore”, tha Hoxha.

Në një aksident tjetër pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri automjeteve në udhën e Aeroportit në Harilaq.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Të lënduarit janë dërguar në EmergjencëQKUK për trajtim mjekësor”, tha Hoxha.

Policia po heton të dy rastet.

“Apelojme tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në veçanti, t’u përmbahen shenjave që kufizojneë shpejtësinë e lëvizjes, që tejkalimi i shpejtësia është gjithmonë rreziku më i madh i shkaktimit të aksidenteve rrugore të cilat shpesh po përfundojnë me fatalitet”, tha Hoxha ndër të tjera.



Related posts