200 euro testi RT-PCR, a jeni normal?!


loading...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se Ministria e Shëndetësisë kur ka licencuar laboratorët privatë për testin e COVID-19 është dashur të bëjë edhe rregullimin e çmimeve.

“200 euro testi RT-PCR, a jeni normal?! Këtë çmim e ka paguar një qytetar i Kosovës për një test RT-PCR në laboratorin “Medical & Laboratory Services”, i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, që u licencua nga Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë kur ka  licencuar laboratorët private është dashur të marrë përsipër edhe rregullimin e çmimeve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Më tej, Haxhiu ka thënë se duhet të jepet përgjegjësi përse që nga fillimi i pandemisë s’ janë shfrytëzuar kapacitetet e IKShPK-së për më shumë teste.

“Ne jemi dëshmitarë se në disa raste brenda 24 orëve janë bërë më shumë se 500 teste. Përse s’ janë bërë më shumë teste në institucionet publike duhet të përgjigjen të dy Qeveritë Hoti e Kurti”, është shprehur Haxhiu.

Sipas Haxhiut, sikur të shfrytëzoheshin të gjitha kapacitetet e laboratorëve në sistemin publik shëndetësor, s’ do të kishte aspak nevojë që qytetarët të bënin teste në laboratorët privat.

Pas shpërndarjes së informacioneve se në njërin nga laboratorët privat të licencuara për testin për COVID-19 me metodën PCR është paguar 200 euro, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në institucionin privat shëndetësor që ofron teste molekulare, sipas informacioneve të siguruara, testi PCR kushton 65 euro, ndërsa testi tjetër PCR (genex covid test), rezultatet e të cilit jepen brenda 45-60 minutash, deri në 200 euro.

“Është plotësisht në të drejtën e qytetarit Vetëm po të do të zgjedh të kryej një test serologjik apo PCR test sikurse edhe çmimin të cilin do ta paguaj”, theksohet në njoftimin e Ministrisë

Pas lajmeve se testi për COVID-19 është paguar 200 euro ka reaguar edhe laboratori privat “Medical Laboratory & Services“.

Edhe kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas ankesave të qytetarëve në lidhje me çmimin e testit për COVID-19.



loading...