2019: Katër mjekë të njohur e lanë QKUK-në për shkak të problemeve menaxheriale

 

loading...
Burimi: Gazeta Shneta

Në vitin që lam pas QKUK-në e kanë lënë katër mjekë të njohur për shkak të problemeve menaxheriale.


Neurokirurgu Dr. Bujar Kastrati është dorëhequr nga Klinika e
Neurokirurgjisë për shkak të problemeve brenda kësaj klinike që janë të
njohura edhe më parë. Mosmarrëveshjet dhe pengesat e kishin bërë të
dorëhiqej nga kjo klinikë para disa vitesh edhe neurokirurgun Dr. Talat Gjinolli, shkruan Gazeta Shneta.

Pas Kastratit, QKUK-në e ka lënë kirurgu i njohur Dr. Besnik Bicaj.
Largimi i kirurgut ndodhi pas disa ndryshimeve që i kishte ndërmarr
drejtori i ri i klinikës Dr. Ferat Sallahu. Për këto ndryshime Bicaj
kishte shprehur pakënaqësi dhe si rezultat pati dhënë dorëheqje duke mos
folur publikisht asnjëherë për arsyet.



Qendra Klinike Universitare në dhjetor mbeti edhe pa dy
kardiokirurgë, një prej tyre themelues i shërbimit klinik të
Kardiokirurgjisë. Dr. Raif Çavolli dhe Dr. Arbër Kutllovci dhanë
dorëheqje të dy bashkë më 27 dhjetor. Edhe këta e lanë klinikën për
shkak të pengesave në punën profesionale.



Kujtojmë se edhe kardiologu Dr.Gani Bajraktari është përjashtuar nga
puna gjatë vitit 2019 nga menaxhmenti i SHSKUK-së. Bajraktari u
përjashtua pas pretendimeve të tij për rritjen e numrit të pacientëve të
vdekur në kardiologji, si dhe akuzave ndaj tij për referim të një
pacienti në një spital privat. /Gazeta Shneta/

loading...