Deri 400 mjekë shqiptarë në Zvicër



Sa mjek shqiptare jane ne zvicer, Zvicra, Mjeket Shqiptare ne Zvicerr, Mjeku Shqiptar, Kush jane mjeket shqiptar ne Zvicerr

Përkundër numrit në dukje të lartë të personelit mjekësor të
angazhuar në shëndetësinë zvicerane, pjesëmarrja, në raport me numrin e
komunitetit shqiptar këtu, duket e ulët. Megjithatë ka, dhe duket vetëm
sa për të marrë trajtime mjekësore apo siç ndodh herë pas here të
dëgjojmë vizitorë të shumtë që flasin shqip korridoreve të spitaleve.

Ka kohë që në shumë shtëpi pleqësh prezenca e infermiereve shqiptare
është mjaft e dukshme. Në spitale e klinika ka po ashtu dhe numri është
në rritje.

Kur jemi te mjekët shqiptarë, dihet që nuk janë shumë në krahasim me
numrin e mantelbardhëve që punojnë në shëndetësinë zvicerane, por ata
nuk mungojnë. Emrat e tyre mund t`i lexojmë në spitale e klinika që nga
St. Galleni e deri në Gjenevë.

Një statistikë që do të tregonte numrin e mjekëve shqiptarë nuk
ekziston, por ka një llogaritje nga njerëz të sektorit shëndetësor se
numri i mjekëve shqiptarë në tërë Zvicrën mund të shkojë në mes 300 dhe
400 sish. Shumica e tyre, mjekë që kanë emigruar nga Kosova e Maqedonia
për të punuar në Zvicër.

Sa mjek shqiptare jane ne zvicer, Zvicra, Mjeket Shqiptare ne Zvicerr, Mjeku Shqiptar, Kush jane mjeket shqiptar ne Zvicerr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *