Drejtoria e SHSKUK-së kërcënon Gazetën Shëndeti

0






Sot në emailin e Gazetës Shëndeti ka arritur një email kërcënues nga Drejtoria e SHSKUK-së.



Emaili nga Drejtoria e SHSKUK-së






Drejtoria kërcënon se nëse do të vazhdoj publikimi i shkrimeve pa version zyrtar nga QKUK-SHSKUK, ne do të detyrohemi t’i drejtohemi Këshillit të Mediave të Shkruara dhe institucioneve tjera relevante.
Ne si redaksi e Gazetës Shëndeti mund të themi se kemi paraqitur vetëm realitetin duke shkruar vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër. Potenciali jonë redaktues mund të konsiderohet si potencial i fuqishëm i të vërtetës dhe vetëm të vërtetës.
Disa mund të arrijnë në përfundim se me shkrimet tona kemi dalur në mbështetje të Mjekëve por në realitet ne jemi duke e mbështetur vetëm të vërtetën dhe duke e mos deformuar realitetin për të përkrahur padrejtësisht padrejtësinë sikurse po e përkrahin dhe e deformojnë disa portale dhe veçanërisht një portal i cili nga shkrimet që sjell duket se është i dhënë marrëzisht pas dëmtimit të Mjekëve, duke botuar shpesh herë edhe shkrime që i kalojnë kufijtë e gënjeshtrës dhe futen në botën e imagjinatës djallëzore dhe eterike me qëllimin e vetëm dëmtimin e Mjekut ose Infermierit.
Besimet tanimë të rrënjosura në mendjen e dikujt se përmes kërcënimit mund të arrini të mposhtni të vërtetën do të çrrënjosen çdo ditë e më shumë dhe e drejta do të pasqyrohet ashtu siç është pa ndryshuar asnjë fakt ose argument për të dëmtuar dikënd ose për t’i sjellur dobi dikujt tjetër.
Kaosi në Mjekësi dhe hedhja e zjarrit të vazhdueshëm ndaj Mjekëve në bazë të analizave 18 vjeçare është bërë nga shumica e mediave të shitura të cilat e shfrytëzojnë fuqinë e tyre mediatike për të thërrmuar edhe ato pak copëza të drejta të Mjekëve ose Infermierëve.
Ju kërkoni versionin zyrtar të QKUK-së, por çfarë mund të thoni për shkrimet trilluese të vazhdueshme të disa portaleve që bëhen kundër Mjekëve dhe Infermierëve. Ju si drejtori pothuajse asnjëherë nuk keni reaguar ose nuk keni dalur në mbrojtje të Mjekëve ose Infermierëve, përkundrazi çdo herë kur ka ndodhur ndonjë padrejtësi ndaj personelit shëndetësor i keni fërkuar duart dhe jeni kënaqur deri në ekstazë.
Ju edhe tani si Drejtori në bazë të fakteve dhe argumenteve të formave të ndryshme si fizike dhe digjitale që i kemi siguruar dhe janë në datatekën tonë, kemi shikuar dhe dëgjuar me shqisat tona realitetin e hidhur ku ju si Drejtori angazhoheni me tërë qenien tuaj kundër arritjes së pikësynimit kryesor të Mjekëve “Vlerësimin dinjitoz të tyre me një pagë dinjitoze”.
Mendësia jonë e drejtë redaktuese na bënë të kuptojmë se nëse dëshironi të krijoni armiq mjafton të flisni të vërtetën. Ne e kemi folur dhe do të vazhdojmë të flasim të vërtetën përkundër kërcënimeve që mund t’i marrim.
Rrugëtimi jonë do të jetë i gjatë dhe gjithmonë do të flasim të vërtetën duke e analizuar me përpikmëri të madhe çdo fakt dhe argument që arrinë në redaksinë tonë dhe pastaj do t’a publikojm.
Ne jemi koshient që e vërteta dhemb dhe kjo shihet në emailin tuaj kërcënues. 
Avazi i çdo të padrejti është tentimi për t’a ngulfatur të drejtën dhe kjo shihet edhe me veprimin tuaj me të cilin po tentoni t’a ngulfatni të vërtetën e cila nuk mund të tjetërsohet por vetëm të jetësohet vazhdimisht dhe të marr epitetin e “pathyeshmërisë”.
Drejtori e “nderuar” bëhuni më konceptuale dhe mos kërcënoni të vërtetën por mbroni të vërtetën edhe nëse ajo e vërtetë është kundër jush.