Familjarët e të moshuarit e lan vet në Emergjencë

Familjarët e të moshuarit A.H. kanë folur për rastin e ndodhur para dy dite. Ata kanë treguar se pacienti vuan nga sëmundje të zemrës, por nuk kanë folur pse e kanë lënë vet në Emergjencë.

Mbrëmë në mediat kosovare kanë qarkulluar disa video të një personi të moshuar i cili qëndronte në korridorin e Klinikës Emergjente në Prishtinë.

Kështu pas kësaj Klan Kosova ka kontaktuar me familjarët e të moshuarit A.H., ku thanë se personi në fjalë është i sëmurë nga zemra, njofton Klan Kosova. “Me anë të autoambulancës babai është dërguar nga Mitrovica në Klinikën e Emergjencës në Prishtinë”.

“Mjekët në fillim i kanë dhënë një injeksion dhe disa hapa, kështu pas kësaj nuk e kanë pranuar për ta shtrirë në spital”, thanë familjarët e të sëmurit. Personi në fjalë ka mbetur në korridorin e kësaj klinike pasi askush nuk ka qenë prej familjarëve të tij me të. “Nga ora 10:00 deri kah mëngjesi babi ka mbet në korridor”.

“Në mëngjes i është bërë ekageja e zemrës dhe një kontroll nga mjekët”, thanë për klankosova.tv familjarët e të sëmurit. Personi i moshuar është tani tek familjarët e tij dhe është në gjendje më të mirë shëndetësore. Për rastin kanë dhënë sqarim nga SHSKUK-ja.

Pra si duket familjarët e pacientit e kanë lënë vet të moshuarin dhe nuk janë kujdesur fare më për fatin e tij. Kjo tregon edhe humbjen e respektit dhe dashurisë për të afërmit, veçanërisht për të moshuarit, kjo veti e poshtër e familjarëve haset pothuajse në tërë Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *