Fruthi, diagnoza dhe masat parandaluese

Çfarë sëmundje është Fruthi?

Si njihet ndryshe Fruthi Morbilli?

Me çka përcillet klinikisht Fruthi?

Si manifestohet fruthi në lëkurë?

Fruthi ose morbilli, e njohur edhe si e “keqja e vogёl”, ёshtё sёmundje ngjitёse virale, qё klinikisht pёrcillet me temeraturё tё lartё, me shenja tё shprehura katarrale dhe paraqitjen e ekzantemës nёpёr lёkurё dhe enantemёs nё mukoza.

Dr. sci. Izet Sadiku

Infektolog

tel. 044 124 029

Cilat mosha zakonisht i atakon fruthi?

A paraqitet fruthi edhe te të rriturit?

Si përhapet fruthi morbilli?

Si është përhapur fruthi para përdorimi të vaksinës?

Çka ka ndodhur me incidencën e fruthit pas aplikimit të vaksinës kundër fruthit?

A paraqiten epidemi në popullatën e joimunizuar?

Fruthi zakonisht atakon moshat fёminore, por mund tё paraqitet edhe te tё rriturit. Fruthi pёrhapet pёrmes spërklave tё ajrit dhe para përdorimit tё vaksinës, sёmundja ёshtё paraqitur nё formë epidemike çdo 2-5 vite. Pas aplikimit tё vaksinёs, incidenca e kёsaj sёmundje ёshtё zvogëluar, por herё pas here paraqiten epidemi nё popullatën joimune.

Në cilat vende fruthi është njёri nga problemet kryesore shёndetёsore pёr moshat e fёmijёve?

Sa përqind arrin vdekshmëria nga fruthi për shkak të komplikacioneve nё sistemin nervor qendror dhe sistemin respirator?

Nё vendet e pazhvilluara fruthi ёshtё njёri nga problemet kryesore shёndetёsore pёr moshat e fёmijёve, ku pёr shkak tё komplikacioneve nё sistemin nervor qendror dhe sistemin respirator, vdekshmëria arrin deri nё 20%.

Kush e shkakton fruthin?

Në cilin grup bënë pjesë virusi i fruthit?

Sa është madhësia e virusit të fruthit?

Virusi i fruthit bënё pjesё nё grupin e paramixovirusve, ka madhёsi 120-150nm.

Si pёrhapet?

A paraqitet fruthi vetëm te njerëzit?

Kush është burim i infeksionit te fruthi dhe ku e mban virusin e fruthit?

Në cilën javë është infekcioziteti më i madh te fruthi?

Në cilin stad është te fruthi? infekcioziteti ёshtё i vogёl?

Kur i sëmuri te fruthi nuk është më infekcioz?

Fruthi ёshtё sёmundje vetёm e njerëzve. Burim i nfeksionit ёshtё njeriu i sёmurё, i cili e mban virusin nё mukozёn e rrugёve tё frymarrjes, ndёrsa infekcioziteti mё i madh ёshtё nё javёn e parё, nё stadin katarral tё sёmundjes. Nё stadin e ekzantemës, infekcioziteti ёshtё i vogёl pёr shkak tё sasisё sё vogёl tё virusit nё rrugёt respiratore. Dy ditё pas paraqitjes sё ekzantemës, i sёmuri nuk ёshtё mё infekcioz.

Si bëhet përhapja e virusit të fruthit?

A përhapet fruthi në çerdhe dhe institucione ku ka shumë persona?

Sa mund të qëndroj virusi i fruthin në ambientin e jashtëm?

Sa është qëndrueshmëria e virusit të fruthit?

A shkatrrohet virusi i fruthit në ambientin e jashtëm?

A ndihmon ajrosja në shkatrrimin e virusit të fruthit?

Pёrhapja e virusit bёhet pёrmes rrugёs frymarrjes dhe konjuktivёs, pёrmes spërklave tё ajrit nё kontakt tё drejtpërdrejt me tё sёmurin. Pasi qё virusi i morbillit ёshtё shumё i ndieshёm nё ambientin e jashtёm ku qёndron vetёm 10 minuta, pёrhapja e sёmundjes nga personi i tretё (mёnyra indirekte) bёhet nё raste tё rralla nё çerdhe dhe institucione ku ka shumё persona. Kёshtu qё, gjatё kohёs sё paraqitjes sё sёmundjes duhet qё dhoma e tё sёmurit tё ajroset sa mё shumё.

Ku përhapet më shumë fruthi në qytete fshatra dhe çfarë karakteri ka?

A paraqitet te të porsalindurit fruthi?

Kur ka filluar në Kosovë vaksinimi i obliguar kundër fruthit dhe a e ka përmirësuar gjendjen epidemike?

A ka pasur Kosova shkallё mё tё lartё tё vdekshmёrisё nga fruthi nё krahasim me vendet e rajonit?

Sёmundja mё shumё pёrhapet nё qytete ku ka karakter endemik pёr shkak tё kontakteve mё tё shpeshta nё mes njerёzve dha paraqitet nё sezonin dimёr- pranverё. Tё porsalindurit deri nё moshёn 6 mujore, nuk sëmuren nga fruthi nё qoftё se nёna e fёmiut e ka kaluar sёmundjen ose ёshtё vaksinuar, sepse antitrupat barten nё formё pasive me rrugё transplacentare nga nёna te fryti. Nёse nёna nuk ёshtё imune mund tё sëmuren nga fruthi edhe tё porsalindurit.

Nё Kosovё vaksinimi i obliguar kundёr fruthit ka filluar nё vitin 1971, i cili e ka përmirësuar shumё gjendjen epidemike me kёtё sëmundje, por pёrkundёr kёsaj, Kosova, ka pasur njё shkallё mё tё lartё tё vdekshmёrisё nga kjo sёmundje nё krahasim me vendet e rajonit.

Cila ёshtё pasqyra klinike e fruthit?

Sa zgjat inkubacioni te fruthi?

Nё sa stade kalon sёmundja e fruthit?

Me çka shoqёrohet stadi kataral i fruthit?

Cilat njolla te fruthi paraqiten nё zgavrёn e gojёs nё nivel tё tё dhёmbёve tё poshtёm molar?

Inkubacioni (periudha prej momentit tё infektimit deri te paraqitja e shenjave tё sëmundjes) fruthit, zgjat 10-12 ditё dhe nё kёtё fazё nuk ka shenja tё sёmundjes. Pastaj fillon paraqitja e shenjave tё sёmundjes e cila kalon nёpёr dy stade:

1. Stadi kataral i cili shoqёrohet me temperature tё lartё, ngjizje tё zёrit dhe kollё, skuqje tё konjunktivave sё syrit. Nё zgavrёn e gojёs nё nivel tё dhёmbёve tё poshtёm molar paraqiten njollat e Koplikut qё kanё ngjyrё tё bardhё nё tё pёrhimët me skuqje rreth tyre me madhёsi rreth 1 mm e qё paraqesin shenjёn e sigurt tё fruthit.

Sa ditё zgjatё kataral te fruthi dhe me cilat sëmundje tjera ekzentematike e dallon ky stad?

Ky stad zgjat 3-4 ditё dhe e dallon fruthin nga sëmundjet tjera ekzentematike si, Rubeola dhe Varicela, tё cilat kanё stad katarral mё tё shkurtёr dhe jo shumё karakteristik .

Kur fillon stadi egzantematik i fruthit dhe çka paraqitet dhe nё cilat vende?

2. Stadi egzantematik fillon nё kohёn kur temperatura ёshtё 39-40°C, me paraqitjen e ekzantemës makulopapuloze, qё fillon sё pari pas veshёve, nё fytyrё, kokё (pjesёn me qime), pastaj përfshin qafen, kraharorin dhe tё gjitha pjesёt e lёkurёs pa i kursyer as shuplakat dhe shputat.

Sa ditё zgjatё stadi egzantematik te sëmundja e fruthit?

Kur fillon tё tёrhiqet ekzantema te fruthi?

Kur fillon stadi i rekonvaleshencës pёrmirёsimit te sёmundja e fruthit?

Ky stad zgjat 2-3 ditё dhe kur ekzantema paraqitet nё tёrё lёkurёn temperatura, fillon tё ulet. Pas 3-4 ditёve, ekzantema fillon tё tёrhiqet sipas rendit qё ёshtё paraqitur nga poshtё-lartё.

Pas kёsaj fillon edhe stadi i rekovaleshencёs (përmirësimit) nё tё cilёn pacienti fillon tё përmirësohet, tё kthehet nё normalitet, temperatura bie nё normale, ekzantema tёrhiqet dhe kemi njё qërim tё lehtё tё lёkurёs nё trup, por jo nё shuplaka dhe duar, qё e dallon fruthin nga skarlatina, si dhe fillon tё kthehet oreksi.

Nёse i sёmuri me fruth vazhdon tё ketё akoma simptoma dhe shenja si temperaturё, kollitje atёherё pёr çka flasim?

Cilat janё komplikimet e fruthit?

Cili ështё komplikimi shumё i rrallё qё paraqitet te fruthi?

Me çka pёrfundon komplikimi shumё i rrallё te fruthi dhe pas sa kohe?

Nёse i sёmuri vazhdon ende me shenja tё sёmundjes si temperaturë, kollitje, atёherё flasim pёr komplikimet e fruthit tё cilat janё: pezmatimet e veshit, mushkërive, trurit (encefaliti) dhe një komplikim shumё i rallё 1:1 000 000 raste tё tё sёmurёve, ёshtё encefaliti subakut sklerotizant, i cili zakonisht përfundon me vdekje 6-9 muaj pas lajmërimit tё sëmundjes.

Si bёhet diagnoza e fruthit?

Nё çka bazohet diagnoza e fruthit?

Cilat janё shenja tё sigurta pёr diagnostikimin e fruthit?

Diagnoza e fruthit bazohet nё pasqyrën klinike, analizat laboratorike dhe nё testet serogjike. Shpesh sëmundja diagnostikohet nё bazё tё pasyrёs klinike e cila ёshtё shumё karakteristike pёr fruthin, si ekspozimi ndaj fruthit, simptomat katarale (kollitje, skuqje e konjunktivave, njolla e Koplikut) qё zgjasin 3-4 ditё, paraqitja e ekzantemës makuloploze me pёrhapje kranialokaudale (nga lart e poshtё trupit), janё shenja tё sigurta pёr sёmundjen e fruthit.

Te fruthi çka ndodh me analizat laboratorike?

Nga ekzaminimet laboratorike duhet pёrmendur se zakonisht kemi leukopeni (zvogëlim i rruazave tё bardha tё gjakut).

Si bёhet diagnoza serologjike te fruthi?

Diagnoza serologike bёhet me testin Eliza, pastaj reaksionin e inhibimit tё hemaglutinimit, por mund tё bёhet edhe me testin e neutralizimit.

Si bёhet mjekimi i fruthit?

Mjekimi i sёmundjes kёrkon pёrdorimin e masave higjeniko-sanitare dhe mjekimi simtomatik.

Ku duhet tё qёndrojnё pacientёt me sёmundjen e fruthit?

Pacientёt duhet tё qёndrojnё nё dhoma tё veçanta nё qetësi dhe dhoma duhet tё ajroset sa mё shumё.

A duhet tё shkojnё nё shkollё ose çerdhe fёmijёt me fruth?

Fёmijёt nuk duhet tё shkojnё nё shkollё ose nё çerdhe.

Mjekimi me barna ёshtё simptomatik, pёrdoren barna kundёr temperaturës, kundёr kollitjes, vitamina dhe lёngje. Nё rast tё paraqitjes sё komplikimeve si pezmatimi i veshit ose i mushkёrive, mund tё pёrdoren edhe antibiotikë.

Cilat janё masat parandaluese te fruthi?

Cilat masa pёrdoren te sёmundja e fruthit?

Pёrdoren masat aktive dhe pasive tё mbrojtjes.

Si bёhet mbrojtja pasive te sёmundja e fruthit dhe nё cilёn moshё realizohet?

Çka ndodh nёse jepet mbrojtja pasive deri nё ditёn e tretё pas ekpozimit ndaj sëmundjes?

Mbrojta pasive bёhet me aplikimin e gamaglobulinёs hiperimune humane, e cila deri nё moshёn tre vjeçare jepet nё dozё 3-5 ml me rrugё intramuskulare. Nёse jepet mbrojtja pasive deri nё ditёn e tretё pas ekpozimit ndaj sëmundjes, pengohet paraqitja klinike e sёmundjes, e nёse jepet nё ditёn 4-6, paraqitet fruthi me dekurs shumё tё lehtё.

Kur jepet gamaglobulina te fruthi?

Dhёnia e gamaglobulinёs bёhet vetёm nё rast tё epidemisё te fёmijёt kahetik (tё dobёt fizikisht), te ndonjё sёmundje qё nuk mund tё aplikohet vaksina.

Si bёhet mbrojtja aktive kundёr fruthit dhe cilёt fёmijё i nёnshtrohen dhe nё cilat mosha?

Mbrojtja aktive kundёr fruthit bёhet me vaksinё tё cilёs i nёnshtrohen tё gjithё fёmijёt posa tё kenё mbushur 12 muaj, konkretisht tё gjithё personat prej moshёs 1-14 vjeçare e tё cilёt nuk e kanё kaluar sёmundjen.

Si bёhet vaksinimi kundёr fruthit dhe me çfarё rruge jepet vaksina kundёr fruthit dhe nё cilin vend jepet kjo vaksinё?

A jepet edhe si vaksinё e kombinuar vaksina kundёr fruthit?

Vaksinimi kundёr fruthit bёhet me njё dozё prej 0.5 ml tё vaksinёs sё dobёsuar e cila jepet me rrugё subkutane (nёnlёkurё) nё pjesёn e pasme tё krahut. Vaksina mund tё jepet zakonisht si vaksinё e kombinuar fruth+parotid + rubeolё.

Kur bёhet rivaksinimi i fёmijёve te fruthi?

Rivaksinimi i fёmijёve bёhet para moshës shkollore.

Pas infeksionit nga fruthi çfarë imuniteti mbetet?

Pas infeksionit nga kjo sёmundje mbetet imunitet i pёrjetshёm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *