Gazetari Adriatik Kelmendi i bie pishman..


Gazetari Adriatik Kelmendi i bie pishman.., Adriatik Kelmendi, Rubikon Adriatik Kelmendi, Mjeket, Lajme, Lajme shqip, Lajme nga Kosova, Lajme nga Shqiperia, Lajme nga Maqedonia

Gazetari Adriatik Kelmendi i bie pishman për deklaratat e tij në lidhje me profesionistët shëndetësor. Ai para disa ditëve përmes një postimi në facebook, doli kundër grevës në sektorin e shëndetësisë duke thënë se do të duhej t’u ndalohej me ligj greva në sektorin e shëndetësisë. Ndaj këtij postimi reagoi Dr.Leonard Bytyqi i cili e arsyetoi me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook dhe si duket postimi i tij ia ka ndërruar mendjen Kelmendit.
Gazeta Shëndeti e pati bërë artikull postimin e Dr.Leonard Bytyqit i cili pastaj u shpërnda masivisht në Facebook dhe poashtu edhe statusi i tij mori pëlqime dhe shpërndarje të shumta.
Por sot gazetari Adriatik Kelmendi bëri një postim në Facebook ku edhe si duket e ka ndërruar mendjen dhe e përkrah grevën në sektorin e shëndetësisë.
Për më shumë lexoni postimin e tij
Postimi i Adriatik Kelmendit
Shumë e vërtetë, nuk ka asnjë kuptim që shoferi i ministrave të ketë pagë më të madhe se mësimdhënësit dhe infermierët. Është denigrim profesional, është përbuzje njerëzore.
Qeveria duhet ta tërheqë vendimin për rritjen e pagave vetvetes, ose t’i gjejë paratë për paga të dinjitetshme për të gjithë profesionistët.
S’ka pse dikush të jetë i privilegjuar vetëm se mund të vendos vetë për buxhetin, e të tjerët t’i vuajnë pasojat.

#barazi #dinjitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *