Kirurgu shqiptar me famë botërore

0
Prof. Rifat Latifi mjek dhe profesor i mirënjohur në nivelin ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër nëpër Amerikë, si Texas, Filadelfia, New York, Doha.
Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikan për shtetin e Arizonës. Prof. Rifat Latifi, është krijues dhe implementues i Programit të Telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri, program ky i financuar nga USAID. Është Laureat i Çmimit Prestigjioz dhënë nga “IDG’s Computerworld Honors Program”, më 2011.
Prof. Latifi ka botuar 9 libra për mjekësinë dhe është autor i mbi 100 artikujve shkencorë. Ai ka kryer specializimin në Kirurgji të Përgjithshme, një vit në Klinikën e Klivelandit, e pastaj në Universitetin Yale, që të dy këto institucione, nga më të mirat në botë.
Specializimin e dytë në Traumatologji të përgjithshme dhe reanimacion, e mbaron në New York College of Medicine.
Pas specializimeve, shkon në Richmond, Virxhinia për një kohë të shkurtër, por do të përfundonte shumë shpejt në Tucson, Arizona. Sot, ai punon si profesor i kirurgjisë në Universitetin e Arizonës./Gazeta Shëndeti