Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili po u bën presion të vazhdueshëm Grevistëve

0

Gazeta Shëndeti ka mësuar nga disa burime se Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili po u bën presion të vazhdueshëm personelit shëndetësor, grevistëve dhe atyre që dëshirojnë të hynë në grevë.
Po nga këto burime Gazeta Shëndeti është njoftuar se kohëve të fundit Ministri Ismaili më shumë po qëndron në QKUK sesa në Ministri dhe e ka rritur presionin ndaj çdo Mjeku dhe Mjeke në QKUK.
Këto burime kanë thënë për Gazetën Shëndeti se Ministri Ismaili çdo ditë po e shkel ligjin për greva ku thuhet se çdo kush që i pengon grevistët dënohet me gjobë 500 deri 5000 euro. 
Gazeta Shëndeti është informuar nga një burim që Ministri Ismajli ka shkuar sot për të bërë presion menjëherë në Klinikën e Ortopedisë e cila është futur poashtu sot në Grevë.
Merret vesh se poashtu edhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Basri Sejdiu po bën presion të paparë ndaj personelit shëndetësor.
Ndër të tjera këto burime thanë se Ministri Ismaili tanimë nuk po e din se çka është, a është Ministër apo pjesëtar i shërbimeve të sigurisë.