Ndërhyrja e shpejtë e mjekëve shpëton 4 të rinjtë e aksidentuar në Valbonë

0

Katër të rinj të cilët u aksidentuan në Valbonë kanë marrë mjekimin
në kohë falë ndërhyrjes së ekipit mjekësor të spitalit bashkiak të
Tropojës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se të
rinjtë janë jashtë rrezikut për j
jetën dhe ndodhen nën kujdesin e
mjekëve. Stafi i spitalit dhe të gjitha strukturat e shëndetësisë janë
në gatishmëri për të përballuar rastet emergjente që mund paraqiten në
zonat e prekura nga dëbora.

Më herët, katër persona të tjerë u transportuan me urgjencë nga
Përmeti dhe Këlcyra për të marrë shërbimin e dializës në Spitalin
Rajonal të Gjirokastrës.