Në bazë të ligjit për Greva, personi që pengon grevistët dënohet me gjobë 500 deri 5000 euro

Në bazë të ligjit për Greva, personi që pengon grevistët dënohet me gjobë 500 deri 5000 euro


Greva është ndërprerje e organizuar e punës nga ana e të punësuarve me qëllim të realizimit të të drejtave dhe interesave ekonomike, sociale dhe profesionale nga marrëdhënia e punës. 
Grevistët quhen të punësuarit të cilët pakënaqësinë e tyre lidhur me të drejtat, kushtet e punës, interesat ekonomike, sociale dhe profesionale i shprehin me anë të grevës.
Këshilli Grevist është organ i përkohshëm i zgjedhur nga të punësuarit që përfaqëson interesat e të punësuarve dhe udhëheq e koordinon grevën në emrin e tyre.
Ligji për Greva 03/L200 e tregon në mënyrë shumë të qartë se kushdo që pengon(punëdhënësi apo personi juridik ose personi përgjegjës i personit juridik) Grevistët në çfarëdo forme (kërcënime, shantazhe, imponime etj) merr dënim nga 500 deri në 5000 euro dhe kjo është theksuar në nenin numër 25 të këtij ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *