Ortopedët nuk thyhen as pas presioneve, vazhdojnë grevën fuqishëm


Greva e kirurgëve po zgjerohet çdo ditë edhe nëpër klinika dhe spitale tjera. 
Nga burimet e Gazetës Shëndeti është mësuar se ata që nga dje janë në grevë por përfundimisht sot e kanë vulosur hyrjen në  grevë.
Në mbledhjen e mëngjesit të kolegjiumit të ditës së sotme, Ortopedët kanë vendosur përfundimisht që të hyjnë në grevë. 
Gazeta Shëndeti është informuar se ata kanë vendosur që t’i bashkohen grevës së Kirurgëve e cila ka nisur më 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Vlen të theksohet se grevës së Kirurgëve iu është bashkuar sot edhe Spitali i Ferizajt, në të cilin po punon vetëm Emergjenca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *