Të punosh si Mjek në Kosovë!

0

Të punosh si Mjek në Kosovë!

Të punosh si mjek në Kosovë do të thotë të jesh i
nënçmuar, i nëperkëmbur dhe i përbuzur.
Të jesh mjek do të thotë te kryesh 6 vjet Mjekësi e përgjithshme, 6
specializim , +/-3 doktoraturë dhe tërë jetën e mbetur studim. Do të
thotë të kalosh jetën në stres, të kalosh kohë më shumë në spital se në
famije, të vuash për gjumë, dhe në fund të përbuzesh e të mos marrësh as
1 falenderim e lëre më rrogë të dinjitetshme dhe trajtim te
dinjitetshëm. 

 Të jesh mjek në Kosovë do të thotë që pasi i kryen
gjithë këto vite studimi vlerësohesh me një fjali shkatërruese ” ai/ajo
sen’ spo dika ” nga njerëz që as qerekun e studimeve tua nuk i kanë
kryer e te mos them edhe nga ata qe janë analfabetë. Të jesh mjek në
Kosovë je aq i nënçmuar, sa për trajtim të sëmundjeve besohet më shumë
fallxhorja ! 

Te jesh mjek do të thotë të qash për “Vitrat” te
cilat nuk i qesin në konton tënde, dhe të gëzohesh si fëmiu kur ato
dalin me vonesë.Të jesh mjek do të thotë të shfrytëzohesh si skllav thua
se ti nuk ha bukë, nuk ke fëmijë per të ushqyer, nuk të nevojitet kulm
mbi kokë, ku vetura për ty ështe luks dhe atë prap duhet të punosh pa
ndalur falas, ose për “Vitra”. 

Të jesh mjek do të thotë të kujdestarosh 24 orë, dhe
ndonjëherë të qëndrosh edhe 8 orë tjera në vazhdim, dhe në fund të
ndjehesh i zhgënjyer nga lufta që ke përjetuar brenda 32 orëve, dhe ke
pranë teje njerëz që shfryejnë helm ndaj teje.

Të jesh mjek në Kosovë atëherë kur ti nuk mund të ia
ndalësh vdekjen atij ose asaj që nuk ka shërim, duhet të paguajnë për
këtë : mjekët, infermierët , xhamat dhe dyert e spitalit .Të jesh mjek
do të thotë të punosh në kushte të mjerueshme çdo ditë.

Të jesh mjek do të thotë, të jesh në tehun e thikës,
në tv dhe rrjete sociale e shikon sa investohet në spitale rajonale,
qendra të mjekësisë familjare dhe Qkuk , kurse ti vuan për letër të
EKG-së, infuzione, injeksione, gjilpërë, penjë, jod dhe shumë gjëra
tjera elementare e poashtu mga mungesa e tyre qytetarët i etiketojnë
mjekët dhe infermierët me titullin “Hajn”.

Të jesh mjek në Kosovë do të thotë që pos stresit të
punës , i cili është i pashmangshëm nga vet natyra e punës, shtohet
edhe stresi dhe frika nga sulmi mos po të vjen grushti prapa kokës dhe
nuk e sheh (si dhuratë jo vetëm nga pacientët e përcjellësit e tyre por
edhe nga Institucionet) .  

Të jesh mjek në Kosovë do të thotë ti që ke mësuar
aq shumë, ke mbaruar universitetin me note mesatare 8, 9 e 10-të duhet
t’i lutesh të pranojnë në punë apo specializim, sepse ai
mjeku/politikan/dallavergji/ ta zë vendin ty sa hap e mbyll sytë. 

Të jesh mjek do të thotë të cilësojnë si gjarpër dhe
pak si fillon ta ngritësh kokën, ta prejnë! Dhuna dhe sulme verbale të
cilat janë bërë përditshmëri për mjekët i kanë bërë vigjilent dhe të
vendosur të gjitha këto gjëra të cekura në këtë shkrim po i motivojnë
shumë për ikjen e tyre në Gjermani, Austri, Zvicërr dhe në vende të
tjera ku ushtrimi i profesionit të mjekut ka dinjitet, përkrahje dhe
vlerësim të vazhdueshëm nga qytetarët dhe dora e shtetit.

Përfundimisht të jesh mjek në Kosovë do të thotë të jesh i palumtur, i frustruar, i kërcënuar, i demotivuar dhe i nënçmuar.

Gjithsesi ju falenderojmë popull i dashur, sepse po
na tregoni me kohë realitetin, dhe secili nga ne po e mësojmë një Gjuhë
të re, ashtu siç jemi ne , të etur për dije dhe ne, mjekët e këqinjë, të
padijshëm, mjekët e nënçmuar nga shteti dhe politikanët tonë,
çuditërisht në Gjermani, Austri,Zvicërr dhe në vende tjera nuk po
cilësohemi si të tillë !
/Gazeta Shëndeti

Përzemërsisht Mjeku/Mjekja