Vazhdon greva e Kirurgëve në QKUK

0

Ende është duke vazhduar greva e kirurgëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Përfaqësuesi i Kolegjiumit të kirurgëve, Arbër Morina në një
prononcim për Telegrafin ka thënë se greva do të vazhdojë dhe nuk do të
ndërpritet deri sa institucionet vendimmarrëse të Kosovës t’i plotësojnë
kërkesat e tyre raporton Gazeta Shëndeti.

Morina tha se grevës i janë bashkangjitur edhe Ortopedët.

Greva po vazhdon me të njëjtin intensitet dhe me të njëjtin ritëm
ashtu siç edhe ka filluar në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Grevës
iu janë bashkangjitur edhe klinika e Ortopedisë, ku pritet të ketë dhe
klinika tjera”, ka thënë Morina.

Kirurgu Morina po ashtu tregoi se askush nga strukturat vendimmarrëse nuk ka shkuar që të bashkëbisedoj me ta.

“Nuk kemi biseduar me askënd. Nuk ka qenë askush nga strukturat
vendimmarrëse që të interesohen për të bashkëbiseduar me ne. Çuditërisht
është një heshtje mediatike e çuditshme…”, u shpreh ai.

Morina po ashtu theksoi se vetëm operacionet emergjente janë duke u kryer, ndërsa ato selektive jo.

“Operacionet emergjente kryhen të gjitha. Vetëm operacionet selektive
janë në grevë dhe duke u shtyer, të cilat janë shtuar dita ditës”, tha
ndër të tjera përfaqësues i Kolegjiumit të kirurgëve, Arbër Morina.