Ja cili Mjek shkruan për librin e parë universitar në Kosovë për SËMUNDJET INFEKTIVE

Dr.Nderim Hasani ka shkruar në profilin e tij në Facebook rreth librit të parë universitar në Kosovë për SËMUNDJET INFEKTIVE.

Ai ka shkruar se është  një libër tejet i kompletuar dhe me përfshirje mjaftë të lartë të tërësisë të problematikës së Sëmundjëve Infektive. Dr.Nderim Hasani poashtu i ka përgëzuar Autorët dhe gjithë Bashkautorët tjerë, për punën e madhe shkencore dhe të palodhëshme, që kanë bërë që ky libër tashmë të jetë në duart e gjithë atyre që kanë interesim të merren ose tashmë merrën me studimin e sëmundjëve infektive.

Postimi i plotë i Dr.Nderim Hasani

Para më pak se 3 muaj, doli nga shtypi libri i parë universitar në Kosovë për SËMUNDJET INFEKTIVE.

Para se ta lexoja të tërin, nuk desha të jap mendim. Por tash, me siguri dhe me dëshirë e krenari të plotë për punën e gjithë koleg/eve them se është një libër tejet i kompletuar dhe me përfshirje mjaftë të lartë të tërësisë të problematikës së Sëmundjëve Infektive.
Përgëzime për Autorët dhe gjithë Bashkautorët tjerë, për punën e madhe shkencore dhe të palodhëshme, që kanë bërë që ky libër tashmë të jetë në duart e gjithë atyre që kanë interesim të merren ose tashmë merrën me studimin e sëmundjëve infektive.

Kontributi modest i Dr. Luljetës dhe i imi në këtë libër ishte me këto tema:
– Natyra e mikroorganizmave ( Flora normale mikrobike e strehuesit njeri, Ndarja e agjentëve infektivë, Mënyra e jetesës, Procesi i infektimit, Dëmtimi i qelizave dhe indeve i nxitur nga mikroorganizmat, Infeksioni dhe Kanceri).
– Përgjegjja e strehuesit ndaj infeksionit ( Imuniteti i lindur, Imuniteti i fituar, Komplementi).
– Diagnostika laboratorike e infeksionëve ( Metodat e detektimit, Sinjalët biologjike, Ampifikimi (Përforcimi), Detektimi direkt, Zbulimi makroskopik i antigjenit, Zbulimi i antigjenëve patogjen nga kultura, Automatizmi i detektimit të mikrobëve në gjak, Zbulimi i agjentëve patogjen përmes metodave serologjike, Metodat e identifikimit, Testët për detektimin direkt të patogjenëve në mostrat klinike, Strategjitë e testëve të amplifikimit të acidit nukleik, Strategjitë e testimit sasior të acidit nukleik, Aplikimi i testëve të acidit nukleik, Testimi i ndjeshmërisë së bakterëve, Testimi i ndjeshmërisë për agjentët fungal).
– Mikrobiomi në sëmundjët infektive.
– Infeksionët te djegiet.
– Infeksionët e ndërlidhura me transfuzionin.
– Kapitulli 28. Të veçanta ( Encephalomieliti mialgjik| Sindromi i lodhjës kronike| Sëmundja e intolerancës së tendosjës sistemike (EM | SLK | SITS), Sindromi hemofagocitik i lidhur me infeksionin, Roli potencial i agjensëve infektiv në sëmundjët me etiologji të panjohur).

N.H.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *