Kanabisi mund të shkaktojë depresion dhe nxit vetëvrasje

0
Tymosja e kanabisit në adoleshencë rrit rrezikun e prekjes nga depresioni dhe vetëvrasja, thotë një studim i ri shkruan Gazeta Shëndeti.
Hulumtuesit nga Amerika dhe Britania kanë zbuluar se droga lidhet me trurin e njerëzve dhe më vonë jep efektin në shëndetin mendor.
Në studimet e mëdha, ekspertët nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti McGill vlerësuan se më shumë se gjysmë milioni të rritur në Britani dhe SHBA mund të shpëtohenin nga çrregullimet e shëndetit mendor duke shmangur drogën në adoleshencë.
Ekipet kanë paralajmëruar se kanabis që është i ligjshëm në disa shtete amerikane dhe që përdoret nga miliona të rinj përbën rrezik me pasoja “shkatërruese”.