Kirurgët nuk e ndalin grevën por e pezullojnë deri në muajin maj

Gazeta Shëndeti nga burimet e saj ka mësuar se Kirurgët e kanë pezulluar grevën deri në muajin maj në mënyrë që  institucioneve t’i jepet hapësirë dhe kohë që të gjejnë formën dhe mënyrën e plotësimit të kërkesave të tyre.
Vendimin për pezullimin dhe jo ndërprerjen e grevës e ka marr Këshilli Grevist i Kolegjiumit të Kirurgëve.
Greva e Kirurgëve ka filluar që nga 17 dhjetori i vitit të kaluar dhe nga Kirurgët po konsiderohet si pezullim dhe jo ndërprerje e Grevës.
Burimet e Gazetës Shëndeti thonë se nëse institucionet përgjegjëse nuk i plotësojnë kërkesat tona deri në muajin maj, atëherë do t’a rifillojnë grevën edhe më fuqishëm dhe masat e grevës do të jenë radikale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *