Merri këto tableta se të ndihmojnë…

Shkruar nga: Dr.Hazir Aziri

Gjate jetes tone shpesh here na eshte sugjeruar terapi nga familjaret ose nga te tjeret pervec mjekut kompetet por kjo  dihet se nuk ka sens aspak.

Brenda 10 diteve gjate punes sime si mjek ame kisha 2 raste qe kisha dashtur per qellime edukative shendetesore ti ndaj ketu. Behet fjale per 2 pacient mosha 40vjec dhe 60 vjece me kolle te thate prej disa diteve dhe simptoma te ftohjes. Te 2 pacientet pa konsulten paraprake me mjekun kane marre terapi orale  (nga goja) tabletare/ sirup  Salbutaml (Ventolin®) te sugjeruar nga familjaret, me shprese se edhe mua me ndihmon, por ketu  ndodhi e kunderta.
Te nesermen me vizituan mua jo per shkak te ftohjes ne rruget e frymemarrjes por per shkak te efekteve anesore nga salbutamoli/Ventolini qe ishin nje rrahje e shpejte e zemres dhe tension i ulet. Sot pacientet jane shendosh e rahat. :

Efekti i salbutamolit eshte ne zgjerimin e rrugeve te frymemarrjes, me cka e lehteson frymemarrjen te personat me semundje kronike obstructive te mushkerive por jane edhe efekete tjera te padeshirueshme, prandaj administrimi i tij duhet te behet nen kontrolle te mjekut.

Dua po ashtu ta potencoj rastin e nje pacientes qe me pyeti per nje sirup a eshte i mire per kolle, sirup i sjellur nga perendimi. Sirupi ne fakt ishte vaj i fares se zeze (nigella sativa oil) edhe dobite e tij jane te shumta mirepo jo aq ideal si sirup kunder kolles se thate.

Jo vetem mua por edhe gjithe kolegeve tjere gjate punes perballemi me keto situata te njejta si dhe jo vetem kjo terapi por edhe gjitha terapite tjera perfshire edhe suplementet qofte te vendit ose ato cka i sjellin prej jashte duhet te konsultoheni me mjekun ose farmacistin para perdorimin per te sqaru a keni nevoje a po jo per terapine ne fjale, sepse se jo cdo ilac vepron njejte ne secilin pacient per semundjen e njejte. 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *