Mjeku nga Kosova merr mirënjohje nga Gjenerali i NATO-së



Mjekët Shqiptarë po tregohen të suksesshëm në çdo vend të botës. Këtë pohim të Gazetës Shëndeti e konfirmojnë edhe sukseset e vazhdueshme të Dr.Arsim Azemi, specialist,internist i cili punon në bazën ushtarake Amerikane dhe të NATO-së në Kabul-Afganistan.
Dr.Arsimi shkruan për Gazetën Shëndeti se është i vetmi Doktor në këtë bazë dhe thotë se përkujdeset për 5000 veta personel si dhe për personelin e ambasadave.
Në mesin e qindra mirënjohjeve, dje ai ka marr një mirënjohje nga top Gjenerali i NATO-së i kontigjentit Turk z.Kambur i cili është komandant i bazës ushtarake Amerikane dhe të NATO-së në Kabul-Afganistan.
Kjo është njė mirënjohje që i dedikohet punës, kulturës dhe respektit ndaj kuadrove tona profesionale në arenën ndërkombëtare.
Dr.Arsimi Azemi shkruan se është nga Kosova dhe rezulton se është mjeku i parë i kyçyr në projektet Amerikane në Irak dhe tashmë në Afghanistan.
Në vitin 2010 Doktor Arsimi thotë se i ka kyçyr 40 Mjekë nga Kosova në këto projekte.
Në punën e tij si Mjek ai shkruan se merret  edhe me : raste Ortopedike, Traumatologjike, Kirurgjike, Urgjente dhe Air-Ambulanc  .
Dr.Arsim Azemi në fotot që i ka dërguar te redaksia jonë shihet se me të vërtetë ky Mjek çmohet shumë nga Ushtarakët Amerikanë dhe Ushtarakët e NATO-së.
Ne si redaksi e Gazetës Shëndeti i urojmë Dr.Arsim Azemit suksese të reja dhe të vazhdueshme. Qofsh me jetë të gjatë dhe të lumtur.Sukseset e tuaja i bëjnë krenarë të gjithë Shqiptarët kudo që janë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *