Mjeku shqiptar që po bën revolucion në fushën e kirurgjisë laparoskopike

0
Ekipi i klinikës 3 në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë realizon me sukses “Rezeksionin e kancerit të zorrës së trashë me laparoskopi”.
Prof. Dr. Arben Beqiri me ekipin e tij të klinikës 3, QSU “ Nënë Tereza” Dr. Shk. Devid Belalla Dr. Mikena Sotiri Dr. Arben Kërçiku realizojnë për herë të parë në sistemin publik shqiptar kirurgjinë me laparoskopi të zorrës së trashë për trajtimin e kancerit të rektumit.
Doktor Beqiri mbetet pionier i teknikave të reja kirurgjikale, kryesisht në fushën e kirurgjisë endoskopike dhe laparoskopike, duke aplikuar për herë të parë në vendin tonë disa prej tyre.
Kjo kirurgji është e dedikuar për pacientët ku sëmundja është në stadin e hershëm. Kjo metodë më pak invazive i ka përparësitë e veta në raport me kirurgjinë klasike, e këto janë:
plagë më të vogla operative,
qëndrim më i shkurtër në spital
shërim më i shpejtë nga operacioni.
Po ashtu intervenimi i këtillë për pacientin do të thotë edhe dhimbje më e vogël post operative në dallim nga operacioni klasik. Nuk duhet të anashkalohet edhe efekti më i mirë estetik, nuk ka shenja më të mëdha post operative. Por, megjithatë, duhet të dihet dhe se ky tip i intervenimit kirurgjik nuk mund të aplikohet te të gjithë pacientët.