Pse nuk duhet të specializoni në QKUK – Prishtinë?

 
 

 
 
 
Shënim:Ky shkrim është pranuar në emailin e Gazetës Shëndeti. Gazeta ka kontaktuar me disa burime për t’i verifikuar të dhënat e këtij shkrimi dhe të gjitha burimet tona kanë thënë se të gjitha të dhënat në shkrim janë të sakta. Pas verifikimit redaksia e Gazetës Shëndeti ka vendosur që t’a botoj këtë shkrim.
 
 
 
 – Muaji korrik, është muaji kur një nxënës 18 vjeçar që sapo ka
vendosur të studiojë vendos po ashtu për fatin e vet. Shumë të rinj, të
freskët, plot jetë dhe ambicie konkurrojnë në fakultetin e mjekësisë, dhe ata
që pranohen i gëzohen tej mase . Të mbushur plot jetë, plot shpresa dhe shumë
plane për të ardhmen përfundojnë fakultetin e mjekësisë pas 6-10 vitesh. 




– Pavarësisht vështirësive,
buzëqeshje dhe gëzim ka në fytyrat e të sapodiplomuarve. Pasi përfundon çdo gjë
dhe vjen koha e punësimit , fillojnë edhe hapat e “stresit
postdiplomik” te quajmë ne. Edhe pse të gjithë që posedojnë një
“diplomë” meritojnë të punësohen, gjithsesi nuk shkon ashtu! Duhet të
mundohesh e stërmundohesh për të gjetur një ” krah të fortë” për
ndihmë dhe poqë se nuk e gjen, mund të ” futesh gishtat në gojë dhe të
fishkëllesh”. Ambicia bie, frustrimi dhe zhgënjimi rritet, dhe ti si 24-30
vjeç/e je ende një ‘’bebe e rritur’’ sepse prindërit vazhdojnë të të
financojnë. Por prapë një copë shprese mbet, se do të hapet specializimi dhe ti
do të fitosh vendin që të takon, atë që si student/e i/e dalluar e ke ëndërruar
gjithmonë. Po çfarë ndodh? Hapet konkursi,me kritere të cilat e zhvlerësojnë
gjithë mundin e një kandidati potencial, një kandidati që mund të bëhet një
profesionist i shkëlqyer në fushën e vet…pas konkursit atëherë kur sheh
njoftimet e kupton që ke humb mundësinë kundrejt kandidatëve që nuk i ke
menduar kurrë si konkurrent, ( pa nënvlerësime) mirëpo gjithsecili meriton
vendin e vet, për aq sa ka punuar dhe studiuar. Dhe në 80% të rasteve nuk janë
të merituara, 10% me meritë dhe përqindja tjetër thjesht fat. Epo secili pak a
shumë e din, e pret, nuk është befasi për askënd. Pas përpjekjeve të mundimshme
më në fund e fiton edhe specializimin. Sapo futesh në botën tjetër atë realen,
të vërtetën, e jo irealen e studentit, atëherë fjala shpresë, ambicie , dhe
ëndërr zhduken tërësisht. Para se të përballesh me shumë strese për një
shkollim të mirëfilltë, fillon lufta për ekzistencë.




Tanimë sigurisht 90% prej nesh
kanë krijuar familje. Dhe vazhdon i njëjti avaz prindërit kujdesen për ‘’bebet
e mëdha’’ dhe ‘’bebet e tyre të vogla
’’. Gjithsesi me përpjekje të shumta që
gjenerata të specializantëve bëjnë, arrijnë të sigurojnë një pagesë minimale,
subvencione të cilave iu gëzohen shumë sepse në momentin që del ajo pagesë del
dhe blen ushqimin për shtëpi, “pampersat” për fëmijë dhe psherëtinë
në heshtje me zemërim për çmimet e larta, kosto e madhe e jetës, e të ardhurat
minimale….




• Mbahen kujdestaritë, disa në
numër më shumë e disa më pak por asnjëherë nuk e di njeri, sa shkon
“pazari”. Sepse mjerisht prej 4 a 5 brenda muajit vetëm pagesa e
njërës nga kujdestaritë del, ndonjëherë edhe dy. Dëshpërohen, brengosen,
stresohen, nervozohen aq shumë për këto pagesa të kujdestarive, sepse me siguri
ka planifikuar se çka duhet të paguajë apo blejë me “paratë e
kujdestarive” ndonjëherë dhe ndonjë kredit të paguash, dhe gjatë gjithë
kohës të kujtohet sa i vështirë ka qenë ai 24 orësh, plot e përplot me pacientë
dhe raste të rënda.




• Ankohen specializantët ,
flasin specialistët dhe tregojnë se si edhe ata kanë kaluar nëpër të njëjtat rrugë.
Vallë për 18 vite s’ka pas asnjë ndryshim pyesim ne ? Kurse përgjigja që marrim
është:” veç edhe ma keq është bo”. 




• Sikur t’i ktheheshim aspektit
të studimit, specializanti nuk i ka as kushtet minimale për të dalë specialist.





Me aq sa kanë mundësi specialistët trajnojnë të rinjtë, mirëpo kushtet
mungojnë, aparatet s’punojnë, disa janë të prishura me vite të tëra, me siguri
edhe “korrozioni i ka kap”. 




• Po ashtu një pjesë e
specializantëve “vjedh zanat”, një pjesë mund edhe interesim të mos
ketë, por ka edhe të tillë që ambicia u është shuar. Krijohet një ambient plot
luftë, frikë, stres, zhgënjim dhe frustrim.




• Mungon planifikimi,
mbikëqyrja, orientimi , dhe të humb busulla.




• Nuk ka as nivelizim të punës,
meqë dikush “thyen shpinën” kurse dikush tjetër jo dhe aq. Tenton të
bësh “diçka” por sinqerisht nuk mund të bësh asgjë. Në atë moment e
kupton që në vendin tonë vlen ‘’Ligji i xhunglës’’, ku vetëm i forti mbijeton.




I ke dy zgjedhje të rrish t’i
përshtatesh xhunglës apo të ikësh?




Ky është realiteti që e pret
çdo 18 vjeçar të lumtur që është pranuar në Fakultetin e Mjekësisë…dhe ky
është një cikël që vazhdimisht përsëritet. 




Përzemërsisht mjeku/mjekja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *