Sqarime rreth Aprobacionit në Gjermani

Pershendetje te gjitheve

Duke u nisur nga shqetesimi i disa kolegeve qe jane duke punuar ne Gjermani dhe atyre qe jane ende ne fillimet e tyre, doja tju shprehja mendimin tim mbi nje ceshtje shume te rendesishme- Aprobacioni.

Si mund te veprohet per marrjen e aprobacionit?

Psh, ne Landin e Baden-Württemberg (Stuttgart) ne pergjithesi eshte e pamundur te aplikosh dhe te punosh pa aprobacion.
Disa spitale ofrojne si fillim nje hospitim prej disa javesh ose muajsh pa te drejte pagese dhe ne fund nje kontrate te kufizuar pune.
Vetem me nje kontrate pune te lidhur me nje spital ose klinike ekziston e drejta per tu rregjistruar per provimin e gjuhes (Niveli C1). Pas marrjes se ketij provimi lind e drejta per tu rregjistruar per provimin e  aprobacionit.
Si rregull, nga dhenia e provimit te gjuhes deri teka data e provimit te aprobacionit nuk duhet te kalojne me shume se 6 muaj.
Vetem pas marrjes se certifikates se aprobacionit mund te fillohet puna ne spital ose klinike ne pozicionin e mjekut asistent.

Ne Landin e Baden-Württemberg ne pergjithesi nuk mund te marresh aprobacionin pa provimet e mesiperme, vetem permes Gutachten, sic eshte shembulli psh ne Landin e Bayern ose Hamburg.

Per te gjithe ata qe jane duke punuar me Berufserlaubnis neper Lande te ndryshme dhe qe jane duke pritur me muaj te tere pa marre nje pergjigje nga zyrat perkatese, kam dy propozime:

1- Behuni pjese e Marburger Bund.
Kunddrejt nje pagese te vogel vjetore, MB ofron konsulte profesionale juridike per cdo problem. Mund tju drejtoheni personalisht eksperteve te ndryshem permes email. Ata ofrojne edhe biseda telefonike si dhe vizita ne spital per te folur nga afer mbi problemet e ndryshme qe nga analizimi i kontrates se punes para se ta firmosni e deri tek cilesia e Weiterbildung.

2- Dergoni eksperienca te ngjashme personale apo dhe miqve tuaj qe jane duke u perballur me te njejtin problem tek kjo faqe ose ne adresen e emailit te shoqates. Ne do hartojme nje kerkese tek dhoma qendrore e mjekut ne Berlin me lutjen per te marr ne shqyrtim te gjithe aplikimet e mjekeve shqipetare qe prej disa muaj madje dhe vitesh nuk po marrin pergjigje.

Sa me shume „denoncime“ aq me e lehte do jete per ne te kerkojme ndryshim, me qellim lehtesimin e procedurave per marrjen e aprobacionit.

Pas perpilimit te kerkeses, kjo e fundit do i dergohet secilit qe do denoncoje rastin personal dhe me fimrat e gjithesecilit kerkesa do  i dergohet institucionit perkates.

Ju ftoj perzemersisht te mbeshtesim sa me shume kete levizje per ti dhene fund kesaj pritje te gjate …

Adresa e email:

info@albanischeärzteindeutschland.de

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *