Profesori dhe Kirurgu i cili shkolloi breza të tërë studentësh në Fakultetin e Mjekësisë

0
Riza Binishi, Dr.Riza Binishi, Kirurgjia abdominale, Kirurgu Riza Binishi, Kirurget

Riza Binishi lindi në Gjakovë me 26 tetor 1938, shkollën fillore e kreu ne vendlindje kurse Gjimnazin në Prishtinë.

Riza Binishi ishte njëri nga Kirurget e parë të Kosovës dhe doktor i shkencave të mjekësisë.

Pas kryerjes së fakultetit, filloi punën në Spitalin Rajonal ‘’Isa Grezda’’ të Gjakovës. Magjistraturën e kreu më 1976, ndërsa doktoraturën më 1979, kur edhe fitoi titullin Doktor i Shkencave Mjekësore.

Kirurgu dhe profesori Riza Binishi u diplomua ne Fakultetin e Mjekësisë së Beogradit ku edhe vazhdoi studimet specialistike në lëmin e Kirurgjisë si dhe përfundoi Doktoraturen për të marrë titullin për të shkolluar breza të tërë studentesh në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1980 Dr. Riza Binishi u zgjodh si Profesor Inordinar në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa profesor Ordinar u zgjodh në vitin 1990.

Punoi dhe shërbeu në mënyrë të palodhshme si udhëheqës i Repartit të Kirurgjisë Abdominale më vitin 1999-2004 gjatë të cilës periudhë ishte edhe Dekan i Fakultetit të Mjekësisë.

Prej vitit 1998 u shqua si kirurg aktiv nëpër zonat e atëhershme të luftës në Likovc, duke mjekuar të plagosurit e Llapushnikut. Doktor Rizai ishte edhe Kirurg Kryesor i Spitalit Ushtarak të Zonës Operative të Llapit.

Gjatë luftës në Kosovë ishte pjesetar i forcave të ushtrisë çlirimtare ku ushtroi dertyren e Mjekut në malet e zonës së llapit duke shpetuar dhjetra jetra të ushtareve të plagosur nga forcat serbe.

Përndryshe, Dr. Riza Binishi ishte biri i Ramiz Efendi Binishit, të shkolluar në Aleksandri të Egjiptit prej 1912 -1920 ku mësoi disa gjuhë të huaja.

Kirurgu Dr.Riza Binishi vdiç më 27 shkurt të vitit 2011 pas një sëmundje relativisht të gjatë dhe shumë komplikimeve, në një Klinikë të Berlinit të Gjermanisë ku ndodhej në shërim për rreth 6 javë

Dr.Riza Binishi ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare.