Skandaloze: Kërcënohet me jetë një mjek në Spitalin e Gjakovës


Skandale, Skandaloze, Kercenohet mjeku, Spitali i Gjakoves

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) përmes një komunikate për media sot ka njoftuar se në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë është kërcënuar me jetë mjeku S.B. nga ana e familjarëve të një paciente, të cilës i ishte konstatuar vdekje në QKUK.
OMK dënon ashpër kanosjen ndaj mjekut dhe kërkon nga organet e ndjekjes të trajtojnë rastin me seriozitet shkruan Gazeta Blic.
“Kryerja e veprave penale të tilla, siç është kanosja ndaj personit zyrtar, në këtë rast mjekut, i cili në cilindo rast nuk mund të ketë përgjegjësi absolute lidhur me jetën apo vdekjen e personit, është tregues që shoqëria jonë ende është e ngulfatur me paragjykime, të cilat kanë konsekuencë veprimet e tilla kriminale”, thuhet në reagim.
OMK bën me dije se mbështet protestën e paralajmëruar nga punëtorët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës kundër kriminalitetit të ushtruar ndaj mjekëve gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Edhe redaksia e Gazetës Shëndeti e dënon ashpër këtë kanosje ndaj Mjekut S.B. dhe e konsideron si një veprim skajmërisht skandaloz. Nuk është hera e parë që ndodhin kërcënime të tilla ndaj Mjekëve nga pacientët ose familjarët e pacientëve të cilët mllefin e tyre shtazarak dhe psikopatinë e tyre e shprehin ndaj personelit shëndetësor. Gazeta Shëndeti uron që më mos të kemi raste të tilla në Kosovë.
/Gazeta Blic/Gazeta Shëndeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *