Tërë ditën e duron dhimbjen ndërsa ora 2 pas mesnate kërkon ndihmë mjekësore te Mjeku

Tërë ditën e duron dhimbjen ndërsa ora 2 pas mesnate kërkon ndihmë mjekësore te Mjeku
Shkruan: Zymer Lekaj
Ky është “mentaliteti i mykur” i pacientit të sotshëm shqiptar dhe mund të themi edhe ballkanik.
Ky mentalitet i flliqur, i krimbur nga koka deri tek majat e gishtërinjëve është duke u rritur akoma më shumë dhe po zë vend tek shumica e pacientëve shqiptarë.
Kjo sjellje e çuditshme dhe e pavlerë e pacientëve po e çrregullon çdo ditë e më shumë sistemin shëndetësor duke e rritur incidencën e komplikimeve tek pacientët e ndryshëm. 
Pacientët e këtij soji janë e zeza e vetes dhe e zeza e shtetit. 
Në vend se të kërkojnë ndihmë shëndetësore në minutat ose orët e para, ata kërkojnë ndihmë dhe shërbim mjekësor në minutat ose orët e fundit.

Mendësia e tillë mykotike e pacientëve po i kushton shteteve tona me miliona euro dhe ka tendencë të rritjes.
Ky mentalitet ose mendësi shpellare duhet të ndryshojë për të mirën e vetes së tyre, sistemit shëndetësor dhe shoqërisë në përgjithësi./Zymer Lekaj /Gazeta Shëndeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *