Dr.Desaret Murati: inhibitorët e pompës protonike prolongojnë diagnostikimin e kancerit të lukthit

Shkruan: Dr.Desaret Murati.

I.P.P (inhibitorët e pompës protonike),janë barëra të fuqishme,kundër sekretimit të acidit klorhidrik (thartirës),nga mukoza e Stomakut (Lukthit).Gjinden shum lehtë,nëpër farmaci,e mundë të merren edhe pa recetë! (Omeprol,Omeprazol,Nexium,Controloc,Nolpaza,Pentoprazol).

Kanceri i Stomakut radhitet i dyti në botë,menjëherë pas kancerit të mushkrive.Prognoza e tij është e errët,me mbijetesë të shkurt 5 vjeçare.Vështirë është të diagnostikohet me kohë,përshkak simptomatologjisë të ngjashme me patologjitë e tjera,si Dispepsia funksionale,Refluksi Gastro-Ezofagal,GERD,Gastritet e ndryshme,ulçera gastrike dhe duodenale.

Tablloja klinike e kancerit të stomakut,në fazat e hershme,është e ngjashme me patologjitë e sipërpërmendura,dhe secili të paktën një herë i ka kaluar,ato janë:Gromësira,fryrje,dhimbje stomaku,nauze,neveri ndaj ushqimeve,të vjella,djegje stomaku(urth).

Në praktikën klinike,pacientët me simptoma të tilla,zakonishtë merren për diagnozat e lartpërmendura,duke harruar tablon klinike të njejtë me kancerin e stomakut.

Gjithmonë në raste të tilla,mjeku duhet të marr parasyshë faktorët e rizikiut,si mosha mbi 50 vjeç,humbja në peshë,anemia,melena dhe historia familjare pozitive për neoplazma malinje.
 Nën moshën 50 vjeçare,pacientët me tabllo klinike të lartpërmendur,testoni për Helicobacter Pylori,nëse është pozitive mjekoni,nëse është negative të bëhet Fibrogastroskopia.

Pacientët asnjëherë nuk duhen të vetë-mjekohen me I.P.P. barërat e lartëcekura,dhe asnjëherë më shum se 6 ditë nga ana e mjekut.Kjo sepse barërat e tillë qetësojnë simptomat e kancerit,duke shtyrë diagnostikimin e tij,dhe duke bërë prognozën e sëmundjes edhe më të keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *