Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Sjelljet e pacientëve në të shtetit dhe në privat

Shënim: artikulli paraqet realitetin që ka ndodhur dhe po ndodh vazhdimisht. Këtë e  dinë edhe pacientët që të gjitha gjërat që janë të shkruara në këtë artikull janë të vërteta dhe qëndrojnë plotësisht edhepse disa e kanë të vështirë t’a pranojnë por e vërteta nuk tjetërsohet por mbetet e vërtetë deri në përjetësi. Ne si redaksi nuk kemi qëllim ofendimin e mjekëve ose pacientëve, përkundrazi kemi qenë, jemi dhe do të jemi kundër vetive negative që e kanë kapluar shoqërinë tonë.





Sjelljet e pacientëve ndryshojnë skajshmërisht shumë kur shkojnë në institucione shëndetësore shtetërore dhe në ordinanca private. 

I njejti pacienti i ka dy personalitete të ndryshme kur shkon në të shtetit dhe kur shkon në privat.


Kur shkon në të shtetit:
Bëhet agresiv
Bëhet arrogant
Bëhet i padurueshëm
10 sekonda iu duken 1 orë
Bënë zhurmë ose kakofoni
Ofendon infermierët dhe mjekët
Iu duket shumë nëse paguan një euro për kontrollë
Nëse nuk merr injeksion ose infuzion atëherë ofendon mjekun dhe infermieret
Nëse nuk i përshkruhet injeksion thotë për mjekun “sen spo dike” ndërsa në fakt mjeku mund të jetë ndër më të mirët.
Gjithmonë është i pakënaqur edhe pse iu ofrohen shërbimet më të mira shëndetësore
Kur shkon në ordinancë private:
Bëhet tepër i qetë
Bëhet tepër i butë
Bëhet tepër i durueshëm
2 orë pritje për kontrollë iu duket 2 minuta
E ruan qetësinë personale edhe pse pret me orë të tëra për një kontrollë
Lëvdon mjekun dhe infermierët (edhe pse mund t’i ketë ofenduar të njejtit në të shtetit)
Iu duket asgjë edhe nëse paguan 100 euro për kontrollë edhe ekzaminime tjera
Edhe nëse nuk merr injeksion ose infuzion nuk e ofendon mjekun dhe infermieret përkundrazi i lëvdon tejmase.
Gjithmonë është i kënaqur edhe pse shërbimet mund të mos jenë më të mirat.
Edhe nëse iu përshkruhen tableta ose forma tjera joampullare pacienti është tepër i përpiktë në përdorimin e tyre me kohë të caktuar nga mjeku.
Dhe në fund edhe pse paguan shuma marramendëse për kontrollë e ekzaminime tjera përsëri është tejet falenderues ndaj personelit shëndetësor.
Pra kjo është sjellja paradoksale e pacientëve dhe dypersonalitetëshe e tyre. Kjo është dyfytyrësia e tyre e paskrupullt. Kjo është forma e kulturës zero të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *