Zëvendësministri i Shëndetësisë Dr.Rrustem Musa nuk shpenzoi asnjë euro për udhëtime zyrtare e telefona

Zëvendësministri i Shëndetësisë Dr.Rrustem Musa nuk shpenzoi asnjë euro për udhëtime zyrtare e telefona, Rrustem Musa, Kirurgu Rrustem Musa
Gazeta Shëndeti nga disa burime të saj ka mësuar se zv/Ministri i Shëndetësisë Dr.Rrustem Musa nuk shpenzoi as edhe një euro nga buxheti i Kosovës  për udhëtime zyrtare e telefonata dhe sigurisht kjo gjë duhet të vlerësohet maksimalisht dhe duhet të çmohet tepër shumë.
Dr. Rrustem Musa i cili është edhe Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme,  në të gjitha fazat e jetës së tij ka qenë në shërbim të pacientit, popullit, atdheut dhe lirisë. Një familjar i mirë, një profesionist i dëshmuar, atdhetar i devotshëm, ideator dhe intelektual.
Kirurgu Dr.Rrustem Musta kudo që ka punuar, vepruar dhe ka kontribuar , ka dëshmuar vlera të larta njerëzore dhe profesionalizëm maksimal./Gazeta Shëndeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *