Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut

Skandaloze: Në Emergjencën e QKUK-së hapen raporte për kontrollë pa udhëzimin e mjekut
Në emailën e Gazetës Shëndeti kanë arritur shumë emaile nga dërgues të ndryshëm ku shumë persona ankohen se në Emergjencën e QKUK-së po hapen raporte për kontrollë dhe ekzaminime pa udhëzimin e mjekut.
Kjo gjë sipas tyre bie ndesh fuqishëm me ligjin duke ditur se Klinika Emergjente hyn në kategorinë e institucioneve shëndetësore terciare dhe po mbingarkohet Klinika Emergjente me punë të Mjekësisë Familjare dhe mjekësisë Urgjente dhe lirisht mund t’i ndërrohet emri kësaj klinike duke e riemërtuar si “Klinika e Mjekësisë Familjare” e QKUK-së ose mjekët që punojnë aty më mos të quhen më “Specialistë të Mjekësisë Emergjente” por Specialistë të Mjekësisë Familjare”.



85% e pacientëve që marrin trajtim në Emergjencë iu takojnë Mjekësisë primare dhe sekondare dhe vetëm 15% janë për Klinikën Emergjente.
Ka shumë pacientë të cilët në fakt janë ambulantor por iu kryhen të gjitha ekzaminimet në Emergjencë dhe kështu i keqpërdorin materialet e nevojshme për ekzaminime laboratorike, imazherike dhe pastaj është shumë normale nëse hargjohen dhe herën tjetër të pamundësohet ose të mungojnë për pacientët që vërtetë kanë nevojë. 


Kjo gjë duhet të ndryshoj shumë shpejt  që  të jetë vërtetë “Klinikë Emergjente” dhe jo “Qendër e Mjekësisë Familjare” përundojnë reagimin burimet tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *