10 shprehitë e njerëzve të fortë mendërisht

0
10 shprehitë e njerëzve të fortë mendërisht,

Varësisht se a jeni ndërmarrës, sportist, trajner, artist ose
politikan, ne të gjithë duhet të tejkalojmë pengesat në ndonjë pikë të
jetës tonë.



Këto sfida mund të duken të pakapërcyeshme, por ajo që i ndan të
suksesshmit, ose të paktën ata të cilët janë në rrugë për t’u bërë të
suksesshëm, është elasticiteti dhe vetëbesimi i tyre, jo talenti. Disa e
quajnë këtë kurajë. Por, zakonisht njihet si rezistencë mendore.

Gjatë viteve të kaluara kam kuptuar se talenti është i mbivlerësuar,
janë njerëzit e fortë mendërisht të cilët kanë sukses në jetë. Është
dashur të humbas biznesin tim multi milion-dollarësh për të filluar një
tjetër i cili tani po lulëzon.

Nganjëherë ju duhet të bëni plane. Kam mësuar se nuk ka asnjë faktor
të vetëm, por ata të cilët posedojnë disa nga këto shprehi më poshtë
janë njerëz të fortë mendërisht të cilët mund t’ia dalin në gjithçka.

  1. Ata posedojnë katër gjëra.

Katër kompontentet kyçe të rezistencës mendore janë:

  • Vetëbesimi kur ju besoni në vete dhe në aftësitë tuaja që të arrini sukses.
  • Sfida kur ju pranoni ndryshimet ose mundësitë e reja në vend se të rezistoni.
  • Kontrolli kur ju besoni se keni fuqinë për të formuar fatin tuaj.
  • Angazhimi kur ju vendosni qëllime dhe punoni drejt arritjes së tyre.
  1. Ata janë emocionalisht inteligjentë

Inteligjenca emocionale, e cila do të thotë të keni aftësinë të
identifikoni dhe të menaxhoni emocionet tuaja dhe emocionet e të
tjerëve, është gurthemeli i rezistencës mendore. Nëse nuk jeni të
sigurtë se posedoni Inteligjencën Emocionale, ose dëshironi të punoni
drejt forcimit të saj, kushtojuni vëmendje këtyre cilësive;

  • Të mos jeni perfeksionistë.
  • Të keni ekuilibër jetë-punë.
  • Të mos hutoheni lehtë.
  • Të jeni të ndjeshëm.
  • Të njihni forcat dhe dobësitë tuaja.
  • Të jeni të vetë-motivuar.
  • Të vendosni kufinjë të fuqishëm.

Kjo ishte e vështirë për t’u mësuar. Kur fillova kompaninë time të
faturimit online, mendoja se duhej të kontrolloja gjithçka, të menaxhoja
punonjësit, të mbikëqyrja gjithçka dhe që gjithçka të ishte e përsosur.
Por unë mësova si të rris cilësitë e të tjerëve dhe biznesi ynë filloi
të rritej shumë.

  1. Ata nuk ndihen të privilegjuar

A e meritojmë të gjithë mundësinë që të jemi të lumtur dhe të
suksesshëm? Plotësisht. Por, kjo nuk do të thotë se do të jetë e lehtë.
Njerëzit mendërisht të fortë e kuptojnë se nuk do u dorëzohet një
kampionat apo një biznes i suksesshëm. Ata duhet t’a fitojnë atë përmes
sakrificave, punës së madhe dhe durimit.

Kur largoni këtë ndjenjë të privilegjit do të thotë se kur të
përballeni me të papriturën, do të jeni më mirë të pajisur për t’a
zgjidhur problemin.

  1. Ata janë elastikë

Ata të cilët janë të fortë mendërisht janë në gjendje të kërkojnë
mënyra të reja dhe zgjidhje të ndryshme për një problem. Mendoni për
ekipin NFL i cili ka mbrojtje të dobët në pjesën e parë të lojës. Ata
duhet të ndryshojnë planin e tyre të lojës që të fillojnë të shtojnë
pikët në tabelë. Nëse jo, dhe nëse janë kokëfortë, ata mund të presin
rezultatet e njëjta.

Në botën e biznesit, Noka ka ndërruar metodën disa herë për të
qëndruar të rëndësishëm. Ata kanë kaluar nga fabrika e letrës në
prodhimin e varkave të gomës dhe në fund në një gjigant të teknologjisë.

  1. Ata mësojnë nga e kaluara por nuk flasin shpesh për të.

Ata të cilët janë të fortë mendërisht e shohin vlerën në të kaluarën.
Por, nuk jetojnë në të. Mendojeni të kaluarën tuaj si trajnim. Mësoni
nga e kaluara juaj( ose se si të tjerët kanë filluar një biznes ose si
kanë bërë para) kështu që të mos i bëni gabimet e njëjta në të ardhmen.
Pas kësaj, vazhdoni përpara.

  1. Ata mbajnë ekuilibër.

Të qenit i qetë ndihmon njerëzit të përballojnë situatat sfiduese.
Nëse jeni lloji i personit i cili lehtësisht stresohet, kaloni pak kohë
duke u qetësuar. Stabiliteti emocional ka tendenca të rritet me kalimin e
viteve.

  1. Ata nuk ankohen dhe nuk kritikojnë.

Përderisa është normale që ne kohë pas kohe të nervozohemi, të
ankohemi dhe të kritikojmë të tjerët, në fakt kjo na bën të ndihemi edhe
më të zemëruar.

Në vend se të humbasin kohën e tyre me këtë negativitet, njerëzit e fortë mendërisht fokusohen në rregullimin e situatës.

  1. Ata kanë ndjenjë të urgjencës.

Njerëzit e fortë mendërisht ‘’qëndrojnë të angazhuar, të gjallë dhe
të lidhur me një situatë kur janë nën presion’’, shkruan Christine M.
Riordan, dekanja dhe profesoresha e menaxhmentit në Daniels College of
Business, Universiteti i Denver. ‘’Ata vazhdimisht identifikojnë
mundësitë, sfidat dhe kërcënimet e ambientit’’.

Mirëpo, ata nuk ulen dhe të presin për t’u hedhur në këto mundësi.
Por, ‘’Ata kanë një ndjenjë të urgjencës në reagimin ndaj ndryshimeve të
biznesit’’.

  1. Ata janë të qëndrueshëm.

‘’Është në rregull të flisni për forcën mendore, kurajën dhe për
këmbënguljen..por si duken këto gjëra në botën reale?’’ pyet autori,
ndërmarrësi dhe fotografi James Clear.

‘’Me një fjalë, forca dhe kuraja përbëjnë qëndrueshmërinë’’.

Sportistët janë të qëndrueshëm kur vjen puna të mos humbasin
ushtrimet. Udhëheqësit e fortë mendorë janë të qëndrueshëm sepse
vendosin qëllime dhe ndërtojnë një ekip rreth tyre. Artistët,
shkrimtarët dhe punonjësit janë të qëndrueshëm sepse vendosin programime
për bërjen e gjërave më të rëndësishme së pari dhe të mos shmangin
përgjegjësitë.

  1. Ata janë mirënjohës

Në vend se të brengosen për ato që nuk i kanë, njerëzit e fortë
mendërisht janë mirënjohës për atë që bëjnë. Për shembull, nëse biznesi i
tyre ka dështuar, ata e pranojnë atë dhe janë falenderues për gjërat që
i kanë mësuar, njerëzit që kanë takuar, dhe se si do t’i bëjnë gjërat
më mirë herën tjetër.

Sikur autori me bazë në Seattle Jane Lotter që e tha shumë mirë.
‘’Duhet t’a kujtoni gjithmonë se pengesat në rrugë nuk janë pengesa, ato
janë rruga’’./Gazeta Fjala