10 ushqimet që pastrojnë trupin nga helmet

0
10 ushqimet që pastrojnë trupin nga helmet,Top 10, Antioksidantët, Brokoli, Kajsitë, Kivi,Qershitë , Shalqiri, Karçof, Spinaqi, Fasule, Portokalli

Antioksidantët e pranishëm në këto fruta dhe perime, ndihmojnë trupin
tonë në pastrimin nga helmet e organizmit, duke mbrojtur kështu nga
plakja e lëkurës dhe mbrojtja nga sëmundjet kronike.



Nga boronicat, te portokallët, pjeshkat, brokoli dhe spinaqi, janë
këto disa nga frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë antioksidantësh,
të cilët ndihmojnë trupin tonë në pastrimin nga helmet e organizmit,
duke mbrojtur kështu nga plakja e lëkurës dhe mbrojtja nga sëmundjet
kronike.



Dietologët kanë detajuar një listë me ushqimet që përmbajnë vlera të
larta antioksidantësh, që ndihmojnë trupin tonë të luftojë radikalet e
lira, shkaktare të oksidimit, një reaksion kimik që dëmton qelizat dhe
materialin tonë gjenetik, ADN-në.

Antioksidantët

Por çfarë janë antioksidantët dhe ku gjenden ata? Antioksidantët janë
substanca që mbrojnë qelizat tona nga oksidimi, pasi ndihmojnë në
“pastrimin” e radikaleve, para se ato të shkaktojnë dëm në organizëm.
Një dozë e mirë antioksidantësh bllokon prodhimin e radikaleve të lira,
për të parandaluar plakjen e parakohshme të qelizave dhe për të nxitur
procesin e rigjenerimit natyror. Në fakt, të parandalohen radikalet e
lira do të thotë edhe luftë kundër stresit, ruajtje e shikimit, mbrojtje
kundër ndotjes dhe gjithashtu, parandalim i zhvillimit të sëmundjeve të
caktuara, të tilla si: kanceri, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe
neurodegjenerative.

Burimi

Por ku mund t’i gjejmë antioksidantët? Ato janë të pranishme në shumë
ushqime që konsumojmë rregullisht, në fruta dhe perime, por te disa
fruta e përmbajnë në sasi më të përqendruar. Të pasura me vitaminë A, C
dhe E, si dhe selen, vonojnë shfaqjen e rrudhave të para, bllokojnë 100%
radikalet e lira. Trupit i kthehet vitaliteti. Lëkura rimëkëmbet,
mbrohet më mirë, e kjo e bën më të qetë dhe ndritshme.

Brokoli

Brokoli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, e cila rezulton të jetë
një antioksidues i mrekullueshëm. Po kështu, ky perim përmban edhe lloje
të ndryshme të karotinës, pigment bimor i cili ka veti antitumorale.

Kajsitë

Profili i lartë i vlerave ushqyese që ky frutë ka e bën vërtet një
super ushqim dhe nëse edhe antioksidantët janë në bollëk (veçanërisht
karotenoideve dhe vitamina A, e cila është e domosdoshme për rritjen e
qelizave dhe të sistemit imunitar), gjithashtu kaliumi (shumë i dobishëm
për të parë) dhe përmban fibra në një përqindje të mirë, atëherë ky
frutë duhet të jetë patjetër pjesë e ushqimeve për t’u konsumuar.

Kivi

Është e rëndësishme të theksohet se kivi përmban një sasi të madhe të
vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në
ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira,
përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë
kundër të gjitha llojeve te sëmundjeve, që nga problemet
kardiovaskulare, kancere, si dhe obezitetin.

Qershitë

Janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe
kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, dy
përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zmbrapsin dhe ndalojnë
rritjen e tumoreve e gjithashtu edhe shkaktojnë qelizat kancerogjene që
të bëjnë vetëvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme.
Qershitë, përveç të tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe
antibakterial.

Shalqiri

Ka përmbajtje të lartë me vitamina, potasium, likopen, karotenoid dhe
antioksidantë. Shalqiri është edhe një mik i vërtetë i kockave dhe një
ushqim me veti të larta antikancer. Ky produkt ushqimor përmban pak
sheqer, si dhe është një aleat në dietën e shëndetshme pasi ka
përmbajtje të lartë uji, çka zvogëlon fuqinë e sheqerit në gjak, duke e
reduktuar atë.

Karçof

Është një perime anti-oksiduese që lufton dhe “radikalët e lirë”, të
cilët gjenden në organizëm dhe janë shkaktarë të plakjes së organeve dhe
gjithë organizmit. Te karçofi ka shumë përbërës fenolik si dhe
anti-cianikë. Po kështu, në përbërjen e karçofit gjejmë një tjetër
anti-oksidant të quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kundër
kancerit.

Boronicë

Boronica është një frutë shumë i mirë për kujtesë të fortë, kundër
kancerit, madje është një antioksidant natyral. Pohimi se boronica falë
antioksidantëve është mbrojtës i zemrës është dokumentuar mirë sidomos
në lidhje me sistemin kardiovaskular. Kërkimet botërore kanë provuar se
përdorimi në mënyra të ndryshme të boronicës mbrojnë sistemin
kardiovaskular.

Spinaq

Marrja e ushqimeve të pasura me vitaminë C sikurse është spinaqi
është rruga më e mirë për të përmirësuar thithjen e hekurit nga vezët,
qumështi dhe ushqimet bimore. Ngrënia e ushqimeve të pasura me vitaminë C
gjatë të njëjtit vakt është rruga më e mirë për të përmirësuar thithjen
e hekurit nga vezët, qumështi dhe ushqimet me origjinë bimore. Ushqimet
e pasura me vitaminë C përfshijnë mangon, portokallin dhe agrumet e
tjera.

Fasule

Fasulet mund të bëjnë mrekulli për organizmin tonë në saje të
përmbajtjes së lartë në mineralin Zink. Ky mineral ka veti të
konsiderueshme antibakteriale, anti-mykotike dhe përforcuese për
imunitetin duke e bërë një aleat të përsosur kundër sëmundjeve sezonale.

Portokalli

Portokalli është partner ideal për të detoksifikuar trupin. Një gjë e
shkëlqyeshme do të ishte shtrydhja e portokallit, që përgatitet lehtë,
vepron shpejt dhe në mënyrë jashtëzakonisht efikase, dhe mund ta
përgatisni edhe në shtëpi. Po kështu ka përmbajtje të lartë të vitaminës
C./Gazeta Fjala