Si diagnostikohet lupusi?

0
Si diagnostikohet lupusi?, Lupusi diagnoza, Diagnostikimi i Lupusit, Lupusi dhe diagnostikimi, Deramatologjia

Si diagnostikohet lupusi?


Nuk
ka asnjë test për ta diagnostikuar lupusin. Mund të ketë nevojë për
muaj ose vite që mjeku ta diagnostikojë lupusin. Mjeku mund të përdorë
shumë mjeke për ta diagnostikuar, si:
  • historinë mjekësore
  • ekzaminimin e plotë
  • analizat e gjakut
  • biopsinë e lëkurës (marrje e mostrës së lëkurës dhe shikimin i saj nën mikroskop)
  • biopsinë e veshkave (marrje e një pjese indi të veshkave dhe shikimin i saj në mikroskop).
Ju
mund të keni nevojë për një mjek të fushave specifike për të trajtuar
shumë simptoma të lupusit. Personat mjekësor që mund t’ju mjekojnë mund
të jenë:
  • mjeku familjar
  • reumatologu (mjeku që trajton artritin dhe sëmundje të tjera të cilat shkaktojnë ënjtje në nyja)
  • imunolog klinik – mjeku i cili trajton sëmundjet e sistemit imun
  • nefrolog – mjeku i cili trajton sëmundjet e veshkave
  • hematolog – mjeku i cili trajton sëmundjet e gjakut
  • dermatolog – mjeku që trajton problemet e lëkurës
  • neurolog – mjeku që trajton problemet e sistemit nervor
  • kardiolog – mjeku që trajton zemrën dhe problemet e enëve të gjakut
  • endokrinolog – mjeku që trajton problemet e lidhura me gjëndrat dhe hormonet
  • dado
  • psikolog
  • punëtor social.
Mjeku
juaj do të zhvillojë një plan trajtimi për t’iu përshtatur nevojave
tuaja. Ju dhe mjeku juaj duhet ta rishikoni planin më shpesh për t’u
siguruar se ai funksionon te ju. Ju duhet t’ia raportoni simptomat tuaja
mjekut menjëherë ashtu që trajtimi të mund të ndryshojë nëse është e
nevojshme.

Lexo më shumë: Lupusi