2020 nëpër fotografi, s’ ishte vetëm koronavirusi që shënoi këtë vit

loading...


Viti që lamë pas kishte filluar me zjarre të tmerrshme në Australi, që më pas filluan të përhapen në vende të ndryshme të botës, janë bërë gara të ashpra politike, por ishte pandemia e coronavirusit ajo që ndaloi të gjitha dukuritë tjera.

Fillimisht shpërtheu në Wuhan të Kinës për t’u përhapur më pas në të gjithë botën, dhe të shkaktoj numër të madh të viktimave dhe të infektuarve me COVID-19, transmeton Telegrafi.

2 janar, “ndizet toka”

Australia u godit nga zjarri më i madh në historinë e këtij vendi, pjesë të këtij kontinenti tani janë zona të pabanuara.

15 shtator, shërimi nga noviçoku

Alexei Navalny pasi u zgjua nga koma pas helmimit, akuzoi Vladimir Putinin për këtë veprim.

25 prill, të burgosurit në “turma”

Hetimet filluan pas raportimeve të shumta që në burgun famëkeq Izalko në Salvador, ndodhin gjëra nga më të tmerrshmet.

9 prill, varrimet masive

Varrimi i viktimave të coronavirusit në Nju Jork – përkatësisht në ishullin Hart ishin kryer në masë të madhe, ku mijëra trupore qëndronin pranë ekskavatorëve.

20 prill, vdekjet shënuan vitin

Varrezat për viktimat e COVID-19 në Sao Paulo të Brazilit ishin bërë kryetemë e mediave botërore, ku pamjet e filmuara nga ajri shfaqin hapësira tejet të mëdha që janë dedikuar enkas për varreza të viktimave të COVID-19.

18 mars, horror në Bergamo

Pamjet rrëqethëse të qytetit italian në pikun e pandemisë së coronavirusit, ua kishin futur frikën në palcë botës.

6 janar, “nderimet” e gjeneralit të vrarë iranian në Teheran

Qindra mijëra njerëz kishin marrë pjesë në varrimin e gjeneralit iranian Qassem Suleimani, i vrarë me dron nga ushtria amerikane në aeroportin e Bagdadit.

25 maj, nëntë minuta ngufatje

Polici i bardhë Dereck Chovin mbyti afro-amerikanin George Floyd, të cili i mbajti gjurin në qafë derisa viktima qëndron i shtrirë me fytyrë në asfalt.

28 maj, Amerika përfshihet nga protestat e dhunshme

Vrasja e Floydit shkaktoi protesta masive në mbarë SHBA-të, ku s’ u kursye asgjë – duke filluar nga thyerjet e lokaleve e deri të vjedhjet masive.

23 prill, “Italia shndërrohet në vend fantazmë”

Për shkak të karantinimit, në Itali për muaj të tërë destinacionet e preferuara turistike s’ e patën as edhe një vizitorë.

23 gusht, paniku diktatorial

Presidenti bjellorus me kallashnikov në dorë ka provokuar demonstruesit, që vazhdojnë të mos e njohin fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

4 gusht, sikur të ishte shpërthim bërthamor

Një shpërthim tejet i fuqishëm kishte ndodhur në një depo pranë portit detar të Bejrutit, ku si rezultat hodhi në erë gjysmën e qytetit – duke bërë të duket sikur kurrë më parë kjo pjesë s’ ka ekzistuar.

31 janar, festa e Brexitit

Britanikët filluan të festojnë largimin nga Bashkimi Evropian, që zyrtarisht ka përfunduar më 31 dhjetor. 

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *